Dashi
Mos pretendoni më shumë se partneri/ja mund t’ju japë, shpesh sjellja juaj e dashurisë është rebel/e dhe e pajustifikuar. Për fat të mirë, retë që kalojnë mbi ju do të zhduken. Beqarët do të duhet të jenë më reflektues dhe të besojnë më pak sekrete ndaj miqve. Lajm i rëndësishëm në lidhje me punën, sot ju mund të tejkaloni pasiguritë e momentit.
Demi
Mëngjes i hidhur ndryshe nga pasditja dhe mbrëmja që do të jenë interesante dhe plot surpriza. Vështirësitë e duhura që keni, do t’ju ndihmojnë për të zgjidhur situatën e dashurisë. Për beqarët nuk është koha për lidhje, por kushtojini vëmendje miqve. Përmirësimi i marrëdhënieve me kolegët dhe shefat, do të sjellin mundësi të mira në punën tuaj.
Binjakët
Dashuria dhe pasioni do të bëjnë të kalosh një fundjavë të mrekullueshme. Çiftet në marrëdhënie do të privilegjohen nga yjet dhe gjithçka do të jetë e mrekullueshme! Edhe beqarët sot do të jenë me fat si kurrë më parë dhe do të kenë mundësi të shkëlqyera takimesh! E shtuna shfaqet e rëndësishme nga pikëpamja e biznesit, nëse jeni i vendosur të nisni projekte të reja, bëni mirë.
Gaforrja
Dita juaj do të fillojë në heshtje, ndërsa pasditja do ju rikthejë në gjendjen normale. Atmosfera do të jetë më gjallëruese dhe do të keni kthesa interesante në lidhjen tuaj të dashurisë. Ditë e mirë për beqarët. Në mbrëmje lejojini vetes disa orë relaksim, keni nevojë për të. Sot do të keni një pagesë të madhe dhe një dëshirë të madhe për të bërë: përpjekjet tuaja do të shpërblehen me shumë suksese!
Luani
Do të jeni në gjendje të mirë dhe do të kaloni një ditë të qetë me të dashurin/ën tënd. Hiqni çdo hije dyshimi që mund t’ju shfaqet. Reflektimet e shkëlqyera do të bëjnë beqarët që të kalojnë kohë të mirë me miqtë. Nëse keni një aktivitet autonom, ju do të jeni të vendosur të merrni atë që meritoni. Sot do të dini se si të impononi një projekt!
Virgjëresha
Mos i zhgënjeni pritjet e partnerit/es dhe mos u përpiquni të lëndoni ndjeshmërinë e tij/saj. Flisni hapur edhe nëse nuk mendoni në të njëjtën mënyrë për disa çështje. Beqarët do të duan të kenë njohje të reja dhe do argëtohen në takime interesante. Hëna duket vendimtare për zgjidhjen e çështjeve profesionale dhe financiare. Mërkuri dhe Saturni sigurojnë të ardhura të mira.
Peshorja
Disa debate në lidhje ju bëjnë disi të pambrojtur. Buzëqeshni për një dashuri të rimarrë me vështirësi, por nga e cila tani jeni krenarë. Jini gjithsesi më pak të ndjeshëm. Për beqarët sot disa ndryshime po vijnë dhe mund t’ju shkaktojnë shqetësime. Përballuni me vështirësitë hapur dhe zgjidhni të gjitha çështjet që do të lindin. Ju do të keni sukses në punë në sajë të këmbënguljes tuaj.
Akrepi
Sot ju jeni të pavendosur që të lini veten në një ëndërr romantike ose të mendoni për angazhimet tuaja. Do të sulmoheni nga ndonjë moment konfuzioni, por bëni mirë të ruani qetësinë! Do të jetë një mbrëmje melankolike për zemrat e vetmuara, do kenë shumë pak lajme për dashurinë. Ju keni mundësi të shkëlqyera për të kryer një projekt që ju intereson me sukses. Është koha për të bërë një zgjedhje të rëndësishme.
Shigjetari
Me Hënën në kampin e pestë gjendja jote do të jetë mjaft entuziaste dhe madje edhe marrëdhëniet e dashurisë do të marrin një shpërthim të mirë të energjisë. Pasioni dhe erosi do jenë në krye! Beqarët do të jenë në gjendje të japin më të mirën e tyre në botën sociale. Mos krijoni keqkuptime me ata që kanë më shumë autoritet se ju për të vendosur. Jini mikpritës.
Bricjapi
Sot përpiquni t’i jepni më shumë rëndësi gjërave të vogla që mund të kenë vlerë më të madhe sesa atyre të mëdha por të pakuptimta. Dashuria kështu është e ndërtuar! Beqarët mund të përjetojnë momente emocionuese me një person të veçantë, është koha të lini veten të lirë. Të ardhurat tuaja do të rriten si rezultat i përfundimit të një bashkëpunimi. Zgjero kontaktet e tua për mundësi të tjera.
Ujori
Dielli dhe Venusi do të sjellin optimizëm në shenjën tuaj dhe do të qartësojnë çdo ngatërresë. Duke u treguar më të komunikueshëm me partnerin/en, mund të ndryshoni një situatë. Beqarët do të përpiqen të reagojnë ndaj lodhjes dhe pesimizmit dhe do të punojnë shumë për të jetuar më mirë! Marrëdhëniet me kolegët do të jenë pak të tensionuara dhe kjo ju shqetëson. Relaksohuni dhe lëvizni për të çuar projektet tuaja përpara.
Peshqit
Lajm i mirë vjen në fushën e dashurisë, madje edhe për ata që kanë një histori pas tyre. Është koha që të fillojnë me dashuri të reja. Zemrat e vetmuara që kërkojnë shpirtin binjak do të jenë në gjendje të takojnë njerëz interesantë gjatë kësaj fundjave. Ka disa lajme shumë të mira për tu kapur në ajër. Është një pikë kthese në jetën tuaj në lidhje me profesionin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/