Horoskopi, 18 Mars 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 18 Mars 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

154
0
Shares

Dashi
Jeta private gjatë kësaj dite do të jetë disi e lëkundur nga disa pasiguri tuajat, ndaj të cilave nuk po arrini ende të ngrini krye. Jini të hapur për dialog dhe besojani partnerit/es tuaj, çdo dyshim. Ata që janë vetëm do të kenë dëshirë për të parë përreth, me synim gjetjen e shpirtit binjak. Sa i takon punës, do të ketë situata dhe persona prej të cilëve nuk do të dukeni ndonjë “gjeni”, por tregohuni tolerantë, në fund do ia vlejë.

Demi
Mos u përfshini nga dembelizmi, pasi në të kundërt humori juaj do të humbasë. Organizoni diçka, edhe të thjeshtë me personin që keni përzemër, boll që të dilni nga shtëpia. Ndërsa për ata që janë vetëm, yjet premtojnë një aventurë emocionuese. Në sferën profesionale do të nisë një periudhë shumë e ngjeshur me angazhime dhe nuk mund ti lejoni vetes gabime. Veç bëni kujdes ndaj vendimeve të marra nxitimthi.

Binjakët
Ju pret një ditë frenetike, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi duhet të mbani në ekuilibër edhe angazhimet profesionale edhe ndjenjat. Mundohuni të gjeni një lloj kompromisi, për të mos hedhur në erë gjithçka. Ata që janë vetëm, bëjnë mirë që të mos hedhin hapa të gabuar, pasi mund të përballen me polemika të shumta. Në sferën profesionale, mos ia mohoni ndihmën personave që kanë nevojë, duhet vetëm të ndiqni instinktin dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Gaforrja
Gjatë kësaj dite duhet ti keni idetë më të qarta sa i takon një situate në dashuri, ndaj duhet të tregoni durim. Lajme të mira dhe për ata që janë vetëm. Një dëshirë e tyre do të realizohet. Mundohuni të mos dramatizoheni përballë ndonjë vështirësi në punë. Humbja e kthjelltësisë, nuk ju ndihmon aspak.

Luani
Lirohuni nga ai ngërç i cili rrezikon që të ngadalësojë mendimet dhe veprimet tuaja. Vini në zbatim propozimet tuaja dhe flisni hapur me partnerin/en. Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi që të flasin ballë përballë me një person që i ka mërzitur. Gjatë këtyre ditëve nuk po jepni maksimumin në punë, ndaj duhet të merrni masa sa më parë.

Virgjëresha
Jeni të lodhur nga rutina, por as aventurat nuk është se ju pëlqejnë shumë. Nëse nuk keni kaluar ende në veprim, ka ardhur është momenti që ta bëni. Ata që janë vetëm, nëse nuk janë të kënaqur për mënyrën se si shkojnë gjërat, duhet të mbajnë parasysh se çdo gjë mund të përmirësohet. Në punë, do të jeni të vendosur që të çoni përpara projektet tuaja dhe askush nuk do ju ndalojë. Do të kapërceni çdo pengesë.

Peshorja
Prania e Hënës në shenjën tuaj, favorizon intensitetin në çift. Ekuilibri i rifituar ndikon pozitivisht në harmoninë e brendshme. Nëse jeni vetëm dhe jeni fiksuar pas dikujt që e cilësoni si të paarritshëm, dijeni se nuk është i tillë. Gjatë kësaj dite puna do të jetë në planë të parë dhe kjo do të jetë dita e duhur për të konsoliduar nismat tuaja. Disa objektiva janë vërtetë të mbara.

Akrepi
Do të jetë një ditë vërtetë e çuditshme, ku do e gjeni veten të përfshirë në ndonjë debat, edhe pse pa dashur. Fatmirësisht në mbrëmje, një ndryshim programi me partnerin, do të ndryshojë gjithçka. Për ata që janë vetëm, kjo do të jetë një e diel e veçantë, ku do të triumfojë dashuria. Një projekt të cilin e keni shumë për zemër do të rezultojë shumë i suksesshëm në sferën profesionale.

Shigjetari
Prania e Hënës në shenjën tuaj, mund të ndikojë për të përhapur nervozizëm. Ruani qetësinë, pasi në fund të fundit, nuk ka asgjë themelore për t’u ankuar. Ata që janë vetëm, duhet të analizojnë mirë ndjenjat e tyre, para se ti ekspozojnë te një person që duan. Do të keni energji të pamjaftueshme për të përballuar angazhimet e shumta që rezervon dita, por pavarësisht të gjithave, do ia dilni.

Bricjapi
Do të lëkundeni nga një siklet në dashuri, i cili në fund të fundit nuk do të rezultojë i bazuar. Ata që janë vetëm kanë në dispozicion një ditë të shkëlqyer, për të ndryshuar pozitën e tyre. Disa çështje të punës, që ju prekin shumë afër, do të kenë nevojë për zgjidhje.

Ujori
Gjatë kësaj dite duhet të merrni një pozicion të qartë, pasi do të jetë e vetmja mënyrë për të sheshuar debate të kota. Ata që janë vetëm, do të tërhiqen nga një person, i cili nuk ju përgjigjet ndjenjave të tyre. Mundohuni të organizoni sa më mirë sferën profesionale, në mënyrë që të jeni të relaksuar. Gjatë kësaj periudhe do të jeni shumë të angazhuar.

Peshqit
Dashuria dhe sfera profesionale ecin me hapa paralel. Megjithatë momentalisht një lajm i papritur, mund t’i turbullojë të dyja fushat. Ata që janë vetëm, do të ndihen të zhgënjyer nga sjellja e një personi dhe do të kenë dëshirë vetëm për të qëndruar vetëm. Sa i takon sferës profesionale, do të vijnë mundësi shumë të mira, të cilat duhet ti kapni pa u menduar gjatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY