Horoskopi, 12 Mars 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 12 Mars 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

207
0
Shares

Dashi
Pavarësisht se kjo fillim jave nuk do të jetë fushë me lule, yjet do të jenë në favorin tuaj duke ju lejuar që të shijoni çdo moment në sektorin e dashurisë. Ata që janë vetëm, do të bëjnë mirë të reflektojnë për emocionet e tyre. Në sferën profesionale, ju presin të reja të rëndësishme, por para se të pranoni, analizoni çdo detaj.

Demi
Gjatë kësaj dite, disa nga të lindurit e kësaj shenje do të jetojnë pasione të veçanta dhe energji unike, në gjendje që ta bëjnë këtë të hënë vërtetë të shkëlqyer. Mbajini hapur dyert e zemrës, nëse jeni në çift. Ata që janë vetëm, duhet të mundohen që të rimarrin kontrollin e jetës së tyre. Sa i takon punës, do të vini nën kontroll një situatë që po ju rrëshqet nga duart. Duhet të jeni më se të aftë për të drejtuar.

Binjakët
Në sajë të ndikimit të Hënës, raporti juaj në çift do të jetë i shkëlqyer. Mundohuni që të dialogoni, për të forcuar më shumë raportin tuaj. Ky është moment shumë i mirë për ata që janë vetëm, ku parashikohen takime mbresëlënëse. Pikëpamjet tuaja, nuk do jenë gjithmonë të njëjtat me ato të personave me të cilët bashkëpunoni. Bëni durim!

Gaforrja
Hëna e pranishme në shenjën tuaj, do të turbullojë ëndrrat, shpresat dhe pasionin. Gjatë kësaj dite sfera e dashurisë do të jetë shumë e mirë. Edhe për ata që janë vetëm, kjo e hënë do të jetë e shkëlqyer, ku nuk përjashtohet mundësia që të gjeni shpirtin tuaj binjak. Nëse në punë jeni në një fazë të komplikuar ndryshimi, roli që do të merrni do ju mbushë me kënaqësi.

Luani
Mos u tensiononi përballë situatave që nuk janë ideale. Në dashuri duhet të ruani gjithmonë ekuilibrin. Ata që janë vetëm, mund të përjetojnë momente të çuditshme pasioni. Kujdes të mos e ekzagjeroni. Në sferën profesionale, durimi do të jetë pika juaj e fortë.

Virgjëresha
Dëshira për të arritur një intensitet perfekt me personin që dashuroni, rrezikon që t’iu çojë drejt hapave të gabuar. Veproni me maturi, në mënyrë që të mos dëmtoheni. Ata që janë vetëm do të kenë një dëshirë të shfrenuar për të flirtuar me një person që sapo e kanë njohur. Ndërsa në punë, mos u mbingarkoni me përgjegjësi, pasi nuk do mund të arrini të çoni asgjë deri në fund. Kërkoni ndihmë nga të tjerët.

Peshorja
Duhet ti kushtoni më shumë kohë personit që doni, pasi angazhimet e kohëve të fundit nuk iu kanë lejuar. Herë pas here, keni nevojë për një pushim. Ata që janë vetëm, do të bëjnë miqësi të reja. Mund të jetë një e hënë shumë impenjative, ku do të testohen aftësitë tuaja dhe mënyra se si do të përballoni disa situata.

Akrepi
Gjatë kësaj dite do të keni pasiguri lidhur me një lidhje dashurie të cilën vijoni ta zvarrisni. Reflektoni lidhur me situatën tuaj dhe merrni vendimet e duhura. Ata që janë vetëm, duhet të kontrollojnë xhelozinë e tyre. Në punë, lini mënjanë ambiciet dhe nxitimin, duke u përballur realisht me këtë moment të vështirë.

Shigjetari
Yjet ju këshillojnë që ta nisni javën, pa u përfshirë nga ankthi lidhur me çështjet e dashurisë. Përqendrohuni vetëm tek gjërat praktike. Ata që janë vetëm, duhet të mundohen të menaxhojnë një njohje të re me sens të mirë humori dhe me masë. Sa i takon punës do të jetë një ditë pozitive dhe nëse jeni të përfshirë në fushën e biznesit, do të mbyllni çështje të rëndësishme. Keni shumë përgjegjësi, ndaj veproni me kujdes.

Bricjapi
Keni nevojë për të besuar në diçka të re, për të mposhtur pasiguritë dhe frikën që ju ka pushtuar. Fatmirësisht, momentalisht fusha e ndjenjave ju buzëqesh. Ata që janë vetëm duhet ti hedhin hapat me radhë, duke lënë mënjanë dhimbjen e një dashurie të përfunduar. Një person do të mbështesë nismat tuaja në punë dhe më në fund do të keni hapësirën aq shumë të kërkuar.

Ujori
Diçka ju pengon të veproni me spontanitet. Lërini thashethemet e njerëzve ziliqarë dhe shijojeni maksimalisht jetën tuaj private. Do të jetë një e hënë shumë e qetë për ata që janë vetëm, ku dikush do të ketë dëshirë të zbulojë gjëra të reja. Në punë, dita do të nisë me këmbë të mbarë. Tregohuni të durueshëm, dhe do ia dilni më së miri.

Peshqit
Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me dashurinë. Reflektoni lidhur me gabimet tuaja dhe mos ua hidhni fajin të tjerëve, nëse gjërat në jetën tuaj private nuk shkojnë mirë. Ata që janë vetëm do të ndjejnë një dëshirë të fortë, për të jetuar situata të pazakonta. Sa i takon sferës profesionale lidhur me të ardhmen tuaj, do të shfaqen shumë mundësi para jush.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY