Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Individët me mbi 20 milionë lekë, ja kur duhet të mbyllin deklarimin

09/03/2018
JA FAKTET/Trafikantët e hashashit qarkullojnë paratë përmes bankave shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë 8201 individë, të cilët në vitin 2016 kanë deklaruar elektronikisht Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, pasi kishin të ardhura vjetore më të larta se 2 milionë lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve. Në raport me vitin 2015 në vitin 2016 ka një rritje me 14.6% të individëve të cilët kanë vetëdeklaruar të ardhurat. “Në vitin e fundit vërehet një trend në rritje i ndërgjegjësimit të individëve lidhur me detyrimin e tyre për të vetdeklaruar të ardhurat vjetore”, thanë burimet zyrtare të tatimeve për Monitor. Nisur nga kjo tendencë, tatimet presin që nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe njoftimit të individëve të cilët kanë detyrimin për të plotësuar dhe deklaruar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave të ketë një shtim të numrit të individëve të cilët deklarojnë të ardhurat e tyre vjetore konform legjislacionit në fuqi. Afati i fundit për deklarimin e të arhdurave është 30 prilli.

Deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij, sipas burimeve zyrtare të tatimeve.

Kushtet dhe afatet për deklarimin e të ardhurave 

Sistemi Tatimor mbështetet në deklarimin vullnetar të individëve dhe tatimpaguesve.

Çdo individ, që përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, bazuar në ligjin nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar që t’i deklarojë këto të ardhura,pranë administratës tatimore, sipas përcaktimeve, të mëposhtëme :

Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Gjithashtu, Individët jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2 000 000 (dy milionë) detyrohen të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.

Të ardhurat, të cilat individët janë të detyruar t’i deklarojnë janë:

  • Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit të individit.
  • Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit.
  • Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit.
  • Të ardhurat bruto nga interesa bankarë.
  • Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
  • Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;
  • Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
  • Fitimi kapital nga dhurimi.
  • Të ardhura bruto të realizuara jashtë, territorit të Republikës së Shqipërisë;
  • Të ardhura bruto të tjera, të cilat nuk janë listuar më lart.

Deklarata për të ardhurat e përftuara në vitin 2017, dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, në sistemin elektronik të tatimeve, jo më vonë se data 30 prill e vitit 2018.monitor.al

Tags: 20 milione lekedeklarimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.