Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Keto jane datat kur mblidhet Kuvendi Kombetar

08/03/2018
Keto jane datat kur mblidhet Kuvendi Kombetar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryesia e PD votoi unanimisht që Kuvendi Kombëtar i PD-së të mblidhet në 28 dhe 29 Prill për të marrë vendime të rëndësishme për modernizimin dhe forcimin e partisë.

• Kushdo do të ketë mundësinë të kontribuojë. Ky nuk do të jetë një proces formal, por i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për PD si parti e anëtarëve.

Komunikimi me mediat i Kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së kryesisë

Pyetje : Z Basha a kemi një datë për Kuvendin Kombëtar?
Basha: Po, kemi dhe është vendosur me vendim unanim të kryesisë të PD-së, e cila është data 28 dhe 29 Prill, kur Kuvendi Kombëtar i PD-së do të zhvillohet në Tiranë dhe do të marrë vendimet e rëndësishme për Partinë Demokratike, një parti e anëtarëve, si një parti e shqiptarëve që do t’i prijë një transforimimi të thellë politik dhe ekonomik të vendit. Kështu që, ju falenderoj për durimin dhe praninë tuaj gjatë kohës që është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Diskutimi ka qënë jashtëzakonisht i frytshëm. Padyshim që ka mendime kritike. Pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet në vendime ,të cilat përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të kryesisë. Edhe njëherë dëshiroj të falenderoj anëtarët e kryesisë për frymën e përgjegjësisë me të cilën diskutuan gjatë ditës së sotme. Falenderoj të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike, që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi, propozimesh dhe t’i kujtoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike se shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si një proces brenda Partisë Demokratike, por si procesi nga i cili do të lindë një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptare dhe shqiptar.

Pyetje: Z Basha a do ta shfrytëzoni periudhën deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për tu ulur me kritikët, që të mos shkoni të përçarë?
Basha: Kryesia ka miratuar vendimet, të cilat do t’i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal por i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë të PD si parti e anëtarëve, për këtë transformim të PD-së që do t’i paraprijë transforimit që presin shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.