Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqi, “Facebook”-u zbulon vrasësin e një shqiptari

07/03/2018
Greqi, “Facebook”-u zbulon vrasësin e një shqiptari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Facebook-u që përdorte një mafioz shqiptar për të ekzekutuar një konkurrent të tij në Peristeri të Greqisë duke përdorur për karrem një femër greke, e tradhtoi  gjashtë vjet më vonë.

“Një rast i pabesueshëm që demonstron në mënyrën më karakteristike se gjurmët elektronike nuk fshihen kurrë dhe se mediat sociale mund të çojnë në zbulimin e çështjeve të rëndësishme”, tha policia greke.

Rasti ka të bëjë me vrasjen e një 29-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i vdekur në mëngjesin e 21 shtatorit 2012. Viktima u gjet në vendin e shoferit, ku kishte lëndime me armë zjarri. Sipas policisë greke, makinës së tij iu afrua një motoçikletë me dy pasagjerë, të cilët, pa zbritur, qëlluan mbi të. Autorët e vrasjes janë një shtetas shqiptar 38-vjeçar tashmë në burg, drejtuesi i motorit nuk është identifikuar akoma, si dhe një greke 28-vjeçare, e cila u arrestua si bashkëpunëtore dhe ishte “karrem” në këtë rast.

Viktima kishte shkuar në Greqi për të takuar një femër që kishte njohur përmes Facebook-ut. Femra greke kishte ngritur një profil të rremë, por në përdorim e kishte 38-vjeçari shqiptar, i cili ndodhet në Burgun e Korydallos dhe është akuzuar në të kaluarën për një numër veprash kriminale duke përfshirë vrasje, dy vrasje në tentativë, përfshirje në një organizatë kriminale, grabitje dhe vjedhje.

Shqiptarët kishin konflikte mes tyre dhe autori arriti ta sillte në Greqi 29-vjeçarin përmes Facebook-ut dhe ta ekzekutonte. Gruaja komunikonte me telefon me viktimën, me qëllim që të caktohej takimi dhe gjithçka u bë me sugjerimin e 38-vjeçarit. Pra, në mëngjesin e 21 shtatorit 2012 arriti ta bindte atë të takohej jashtë një klubi nate në Peristeri, kriminelët shqiptarë shfrytëzuan momentin që 29-vjeçari  priste në makinë për ta vrarë atë.

Oficerët e policisë greke për gjashtë vjet po përpiqeshin të zgjidhnin enigmën. Duke ndjekur gjurmët dixhitale, përmes rrugëve në botën e mediave sociale, ata arritën te 38-vjeçari dhe të mbyllin çështjen. PROlajm.al/ Burimi: Protothema

Tags: facebookgreqishqiptarvrasjeZbulim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.