Agur Vrenozi, njëri nga dy personat e plagosur dje në Fier gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë.
Vrenozi u përpoq të ndalte grabitjen, por mbeti i plagosur bashkë me pronarin e exchange-it.
Policia arrestoi pak më vonë tre autorët e ngjarjes së rëndë. Ata janë; Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë. Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë. Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.






