Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MOTI/ Sërish përkeqësim në vend, ja zonat ku do të ketë borë, shtrëngata dhe fryrje lumenjsh

01/03/2018
MOTI/ Përgatituni! – Javën e ardhshme vjen acari dhe bora
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pas 3 ditëve që bie dëborë në të gjithë vendin, pritet që intensiteti të rritet. Kështu thuhet në parashikimin e motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

Sipas IGJEUM do të ketë një përkeqësim të situatës si dhe shtrëngata të shumta.

Parashikimi i motit për sot pasdite e nesër

Sot pasdite dhe nesër në qarqet e veriut priten reshje intensive deri shumë intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Shënim: Në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë…

Në bregdet: 7 / 15 °C

Në vendet e ulëta: 7 / 12 °C

Në vendet malore: 1 / 9 °C.

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Rreziku nga përmbytjet

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme sot. Nesër dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të  shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin. IGJEUM është duke vazhduar llogaritjet hidrologjike për vlerësimin e rrezikut nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Tags: BoremotiTemperaturat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.