Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Përcillet elektricisti i OSHEE! – “Mos shko i kishin thënë shokët”, se po bëhet qiameti. “Po e priste vdekja…”

05/02/2018
FOTO/ Përcillet elektricisti i OSHEE! – “Mos shko i kishin thënë shokët”, se po bëhet qiameti. “Po e priste vdekja…”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditën e reshjeve të dendura të shiut në fundjavë, Fatjon Hoxha, elektricist i OSHEE, humbi jetën në majë të një shtylle të tensionit të lartë, duke riparuar një defekt elektrik. Ngjarja tronditi të gjithë zonën. Juli Ristani udhëtoi në Rragam të Tropojës për të na sjellë lamtumirën e fundit të familjarëve dhe shokëve të Fatjonit.

Rrugët e Bajram Currit janë të zbrazëta. Një pjesë e banorëve janë drejtuar në Luzhe, 8 km larg për t’i thënë lamtumirë Fatjon Halil Hoxhës, punonjësit të OSHEE-së që vdiq në krye të detyrës.

Trupi i djalit, që në mars do të mbushte 33 vjeç u vendos në lëndinën afër shtëpisë.

Nëna e ulur gati pa ndjenja afër të birit, mbahej nga nusja e Fatjonit. Babai dhe vëllai i të ndjerit i rrinin mbi krye.

Një shprehje thotë: Për të vdekurin ose flitet mirë ose heshtet. Për Fatjonin 32-vjeçar flasin të gjithë vetëm me fjale shpirti. Të ardhur nga qytete të ndryshme deri nga Korça e Durrësi, secili ka lidhjen e vet me të.

Në shtëpi punonte vetëm Fatjoni, bashkëshortja është e papunë, ndërsa prindërit pensionistë. Shokët e tij tregojnë se ditën e tragjedisë kishin pirë kafen e mëngjesit me Fatjonin, i cili prej 1 viti punonte si elektricist për OSHEE-në. Mos shko i kishin thënë, se po bëhet qiameti. Po e priste vdekja, – thotë një shok i tij i fëmijërisë, që nuk pranon të tregoje lotët e burrit para kamerës.

Vendosja e kapakut mbi arkivol vulosi kapitullin e jetës për Fatjon Hoxhën baba i një djali 3 vjeç dhe i një vajze 1 vjeç e gjysmë.

Trupi i tij u varros në lëndinën pas shtëpisë, vendim ky i të atit, Halilit, që do ta ketë sa më afër birin e tij. TCH

Tags: elektricistFatjon Hoxhavarrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.