Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një oficer të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv. SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e hetonte me metoda speciale efektivin prej 3 muajsh.
I arrestuari është nënkomisari Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në PKKK Qafë Thanë. Kundrejt pagesave, dyshohet se Hoxha lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen.
Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/