Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKENARI/Masa për të falimentuar biznesin e vogël, favor për supermarketet e miqve të Kryeministrit

09/01/2018
Lufta ndaj informalitetit rrit numrin e familjeve të varfra
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka denoncuar skenarin djallëzor të qeverisë për falimentimin e bizneseve të vogla. Në deklaratën e Kokëdhimës theksohet se qeveria po përgatit falimentin e mijëra bizneseve të vogla pasi pengojnë zgjerimin e supermarketeve dhe qendrave tregtare në pronësi të miqve të kryeministrit Rama.

Deklarata e plotë

Sot, në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin mbi 90 mijë subjekte, që sigurojnë bukën e gojës përmes dyqaneve të vogla që ata kanë. Nuk i bien në qafë askujt, punojnë me ndershmëri dhe nuk janë barrë për shtetin, që përndryshe do të detyrohej tu paguante ndihmë sociale si të papunë. Pikërisht për këtë kategori biznesesh, qeveria ka përgatitur një skenar të errët për t’i falimentuar. Arsyeja: Ato po pengojnë zgjerimin e rrjeteve të mëdha të supermarketeve dhe të qendrave tregtare, që janë në zotërim të miqve të kryeministrit. Metoda që po përdor qeveria është djallëzore dhe shitet si një aksion kundër informalitetit. Nga data 1 prill, bizneset e vogla do të futen në skemën e TVSH-së. Tatimet i kanë paralajmëruar subjektet që të bëjnë inventarët dhe më pas do të fillojnë kontrollet e imtësishme. Pjesa më e madhe e tyre nuk do të arrijnë t’i mbijetojnë barrës së shtuar fiskale, procedurave të komplikuara administrative së bashku me presionin tatimor dhe do të jenë të detyruara të mbyllen. Futja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së nuk e zvogëlon evazionin, përkundrazi do e rrisë atë dhe do i nxjerrë bizneset e vogla nga tregu. Pikërisht kjo i intereson qeverisë, të mbeten sa më pak dyqane të vogla në vend, që njerëzit të detyrohen të blejnë te rrjetet e mëdha të supermarketeve e dyqaneve. Qeverisë nuk i interesojnë mijëra njerëz do të mbeten pa punë, sepse e ka treguar që mirëqenia e popullatës është shqetësimi më i vogël i saj. Qeveria është e lumtur që këta njerëz ta zbrazin vendin më tej dhe tja mbathin rrugëve të botës! ZGJIDHJA do të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme, duke i konsideruar ato si zemra e ekonomisë së ardhshme të Shqipërisë, do të lehtësojë ndjeshëm barrën fiskale dhe do t’u japë prioritet sipërmarrjeve që punësojnë shtresat e varfra të popullsisë. ZGJIDHJA ka aftësitë dhe angazhimin, vendosmërinë dhe kapacitetet për të ndërtuar ekonominë e re të Shqipërisë për të gjithë!

Tags: biznesi i voglesupermarketettvsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.