Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Itali, ja si u kap gomonia me 600 kg kanabis e nisur nga Shqipëria

02/01/2018
VIDEO/ Itali, ja si u kap gomonia me 600 kg kanabis e nisur nga Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat italiane kanë dhënë detaje të reja nga kapja e një gomoneje me 600 kg kanabis nga ana e Guardia di Finanza mbrëmjen e 31 dhjetorit në afërsi të Brindisit. Në pranga u vu italiani D. A., 37 vjeç dhe A. G., 54 vjeç nga Vlora. Të dy janë vënë në pranga për trafik ndërkombëtar droge. Sipas të njëjtave burime gomonia u pikas nga njësitë e kufirit të Guardia di Finanza.
Ato kanë thirrur në ndihmë edhe forcat e operacionit “TRITON 2017” të agjencisë “Frontex”. Gomonia 6 metra e gjatë kishte motorë të fuqishëm pasi pavarësisht ngarkesës lëvizte me shpejtësi. Aksioni u zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në operacion u përfshi edhe një avion i Frontex duke patrulluar zonën detare. Si rezultat është bërë e mundur interceptimi i gomones më një motor fuoribordo i ngarkuar me lëndë narkotike që lëvizte në ujera ndërkombëtare. Pas ndjekjes, në afërsi të Leces, GdF ka bërë bllokimin e gomones me dy skafistë në bord, konkretisht një shtetas shqiptar me inicialet A. Gj., 55 vjeç dhe një italian me inicialet A. D. 38 vjeç, si dhe është sekuestruar mjeti lundrues dhe ngarkesa prej 605,7 kg e dyshuar marijuanë. Të dhënat e tjera janë pjesë e sekretit hetimor pasi vijon shkëmbimi intensiv i informacioneve duke përfshirë edhe forcat policore malazeze. Pas ndalimit në bord u gjetën 41 pako të mbushura me kanabis me peshë totale 605 kg vlera të cilës arrinte në 6 milionë euro.
Gjatë vitit 2017 janë sekuestruar 36 ton kanabis në Itali i nisur nga Shqipëria. Janë arrestuar 52 skafistë dhe 26 persona të tjerë bashkëpunëtorë. Vetëm në 31 dhjetor u kapën 2 gomone me mbi 2 ton kanabis. Dy ditë më parë një tjetër gomone rreth 9 metra e gjatë dhe me 1.7 ton kanabis në bord u kap nga policia italiane në afërsi të Lecces. Tre skafistë nga Vlora në bord u arrestuan.

https://www.facebook.com/brindisioggi.1/videos/1676074515785229/

Tags: drogegomoneitalishqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.