Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO RRËFIMI/ Hirushja: Familje donte të më vriste kur mësoi të vërtetën për jetën time seksuale

31/12/2017
VIDEO RRËFIMI/ Hirushja: Familje donte të më vriste kur mësoi të vërtetën për jetën time seksuale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse është i paligjshëm, një grup transgjinorësh e kanë stacionin e tyre të gjetjes së klientëve pikërisht në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë. Në një rrëfim për Klan Plus, një prej tyre tregon se si është përballur me dhunën në familje dhe kërcënimin për ta vrarë kur është mësuar e vërteta mbi jetën seksuale të tij. Kjo është Hirushja, një transgjinor që jeton në Tiranë. Për të fshehur se kush është në të vërtetë, Hirushja ka vendosur që të jetojë me këtë emër. Pasi vendosi të shfaqte publikisht orientimin e vet seksual, problemi i parë me të cilin u përball ishte familja, e cila e përjashtoi dhe dëboi nga shtëpia. Transgjinori tregon për Klan Plus, vështirësitë që ka pasur me familjen, deri ushtrimin e dhunës fizike. “Më dëbuan nga shtëpia, vëllai tha që do të të vras. Vëllezërit e mi ishin duke kërkuar se ku isha. Nga frika e madhe u largova nga imponimi i njerëzve dhe nga paragjykimi. Bëja shumë gjëra, penalizoja veten, shkoja deri aty sa thosha: ‘Pse vetëm unë jam në këtë botë?! Nuk ka tjetër?!’, dhe tentoja të vetëvritesha”.
E braktisur nga familja, ajo ka vendosur që të fitojë para duke u futur në rrugën e prostitucionit homoseksual. Hirushja shprehet se fillimisht klientët kontaktojnë me të në rrjete sociale, e më pas lënë takimet në vende të ndryshme. Klientët janë nga më të ndryshmit. “Ka nga ata klientë që janë më pozitë, ka edhe nga ata që janë njerëz të thjeshtë. Pastaj vijnë personat që përdorin edhe lëndë narkotike”.
Ndodh që klientët i ngatërrojnë me femra dhe kur përballen me të vërtetën kalojnë në akte dhune ndaj tyre, për shkak se mendojnë që janë mashtruar. Për Hirushen kjo është një eksperiencë e hidhur. “Isha duke ecur dhe më tha: “Hip në makinë”. Hipa në makinë dhe nuk kisha mundësi të flisja. Në momentin që i tregova që jam transgjinore me gjuajti nga barku, aty nuk e mbajta dot më veten edhe i gjuajta”. Por në shumë raste jo më pak të dhunshëm kanë qenë edhe punonjësit e policisë në rastet kur i kanë shoqëruar. “Ka disa raste që shoqet e mia kanë marrë goditje nga policia. Në një rast, një police femër mori shkopin e gomës dhe filloi të qëllonte mbi një shoqen time dhe ta ofendonte me fjalë vulgare”.Jetesa si një transgjinor në Shqipëri është padyshim e vështirë, për shkak të mentalitetit. Edhe pse një veprimtari ilegale, prostitutat homoseksuale shëtisin në orët e mesnatës pikërisht në Bulevardin Zogu i Parë, që është edhe stacioni i tyre i punës. KlanPlus

Tags: Hirushjatransgjiore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

17/04/2026
Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

17/04/2026
Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së

17/04/2026
DEKLARATA/ Spiropali në një mendje me Ramën për cilësinë e dobët të diplomacisë

Elisa Spiropali zgjedh të mos heshtë: Po më kërkojnë të mos bëj zë! Janë qenër që s’më kafshojnë

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

17/04/2026
Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

17/04/2026
Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.