Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Miliarderi dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpi

16/12/2017
FOTO GALERI/ Miliarderi dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një miliarder kanadez dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Toronto në rrethana që policia i konsideron të dyshimta.
Trupat e pajetë të biznesmenit Barry Sherman dhe gruas së tij Honey u gjetën në bodrumin e banesës.
Në banesë nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me dhunë, ndërsa mediat vendase njoftuan se hetuesit nuk kanë asnjë person të dyshuar. Barry Sherman ishte themeluesi dhe kryetari i gjigantit farmaceutik Apotex, që shet ilaçe në të gjithë botën.
Shumë zyrtarë të qeverisë së Kanadasë mbetën të shokuar nga kjo tragjedi dhe shprehën keqardhjen.
“Kam mbetur pa fjalë”, tha ministri kanadez i Shëndetësisë.
Po kështu edhe Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e çiftit të ndjerë.
Autoritetet e kanë konsideruar të dyshimtë vdekjen e tyre dhe po vazhdojnë hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.
Çifti së fundmi e kishte nxjerrë në shitje shtëpinë luksoze dhe trupat e tyre u gjetën nga një agjent i pasurive të paluajtshme që kishte shkuar të shikonte banesën. Barry dhe Honey ishin prindër të katër fëmijëve. Sipas revistës Forbes, pasuria e Barry Sherman vlerësohet në 3.2 miliardë Dollarë. Ai themeloi kompaninë “Apotex” në vitin 1974 dhe tani gjigandi farmaceutik renditet i shtati në botë për prodhimin e ilaçeve.

Tags: banesecifiti kanadezVdekur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.