Aplikimet në Kuvend për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm mbyllen sot në orën 18:00, ndaj listës së kandidatëve së fundmi i janë shtuar edhe dy emra të tjerë.
Pasurimi i listës vjen në një moment, kur politika po zien nga debati per mënyrën sesi do të zgjidhet zëvendësuesi i Adriatik Llallës, teksa opozita nuk pranon asnjë devijancë nga ligjet e Kushtetutës.
Kështu, pas prokurorit që vjen nga rradhët e Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezit, në listë ka hyrë edhe Arta Markut. Ndërkohë i treti emër që është zyrtarizuar është Arqile Koça, prokuror prej vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme.





