Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Prangoset pas 7 vitesh arrati mashtruesi që premtonte viza për në Greqi

07/12/2017
EMRI/ Prangoset pas 7 vitesh arrati mashtruesi që premtonte viza për në Greqi
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Peshkonte” qytetarët që kishin nevojë për viza, mashtruesi bie në rrjetën e drejtësisë. Një 56-vjeçar nga Korça ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi prej 7 vitesh ishte në arrati, ndërkohë që ishte dënuar nga Gjykata për mashtrim.
Sipas të dhënave, Lulëzim Nazifi u ndalua nga Policia, pasi me vendim të vitit 2010, Gjykata e ka dënuar me 6 vite burg për “Mashtrim”.
Akuzat ndaj tij ishin ngritur pasi Nazifi, asokohe 50 vjeç, rezulton se u kishte premtuar disa personave pajisjen me viza pune për në shtetin grek, në këmbim të një sasie parash, duke i mashtruar këta të fundit. Rasti u zbulua në vitin 2009, ku Lulëzim Nazifi u denoncua nga një banor i fshatit Zvezde.
Nazifi i kishte premtuar se do t’i nxirrte një vize pune për në shtetin fqinj, duke ndërhyrë në konsullatë. Sipas Policisë së Korçës, qytetari i kishte paguar shumën prej 140 mijë lekësh dhe pasi nuk kishte marrë vizën, ka bërë denoncim në komisariat.
Ai rezulton në listat e Policisë si i dyshuar për mashtrime në konsullatën greke në Korçë dhe u akuzua nga Prokuroria për veprën penale të “Mashtrimit me qëllime përfitimi”.
Ndërkaq, sipas të dhënave nga dosja e gjykimit, Prokuroria ka arritur të dokumentojë edhe dy raste të tjera ku Nazifi kishte marrë prej tyre një shumë prej 1500 eurosh dhe pasi i kishte mbajtur me shpresë se do t’u siguronte vizë pune në konsullatën greke, ai shkëpuste çdo kontakt me ta, duke përvetësuar kështu shumën e parave.
56-vjeçari u arrestua në qytetin e Korçës, rreth 7 vite pas vendimit të Gjykatës, ndërkohë që nuk jepen detaje se ku ka qëndruar i fshehur gjatë gjithë kësaj kohe. Panorama

Tags: Lulëzim Nazifimashtruesviza greke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.