Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Tmerri në Dukagjin, dëshmitarët: Grabitësit me maska dhe automatikë, na thanë do t’ju vrasim nëse…

24/11/2017
Tiranë, persona të armatosur lidhin rojet dhe grabisin firmën private
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Kir të Dukagjinit 7 persona janë grabitur një një fouristradë është shkrumbuar. Tre persona ma maska dhe të armatosur kanë ulur nga makina pasagjerët dhe shoferin duke i marrë gjithçka çfarë kishin. Njëri prej grabitësve fillimisht ka qëlluar gomën e makinës dhe më pas ka detyruar të gjithë të zbresin. Menjëherë u kanë marrë telefonat ndërsa shoferit edhe paratë, rreth 1 milion lekë të vjetër që kishte me vete. Grabitësit i kanë detyruar 7 personat që të largohen dhe nëse ndonjëri do kthente kokën i kanë kërcënuar se do t’i vrasin. Pasi janë larguar fouristradën grabitësit e kanë djegur totalisht duke mos lënë asnjë gjurmë. Pasagjerët tregojnë momentin e tmerrshëm. “Na kanë dalë para në afërsi të antenave në Kir. Ne po uleshim nga Bregu i Lumit poshtë. Na ulën në tokë dhe na thanë lini telefonat. Njëri qëlloi njëherë. Ne u bindëm, i lamë telefonat ndërsa para nuk kishim. Na thanë ikni përpara dhe mos ktheni kokën. U detyruam që të ecnim para sepse ishin me automatikë në duar dhe të maskuar. Kishim frikë sepse ata ishin të armatosur”, thotë Nikë Hasani, njëri prej pasagjerëve, raporton ShkodraNeës. “Kemi qenë në makinë si pasagjerë kur papritur na dolëm 3 persona përpara të maskuar, me rroba të zeza dhe me automatik në dorë. Na kërkuam që të ulemi nga makina dhe të dorëzojmë telefonat. Ne ashtu bëmë sepse s’kishim rrugë tjetër. Shoferit i morën edhe portofolin ndërsa unë s’kisha para por as pasagjerët e tjerë. Na urdhëruan që të ecim drejt dhe të mos kthenim kokën mbrapa. Na thanën që kush kthen kokën do të vritet. Ne vazhduam rrugën dhe kemi ecur në këmbë për rreth 50 minuta deri sa kemi shkuar tek një lokal që është më poshtë dhe aty është njoftuar policia. Në ato momente kishim frikë dhe e lamë veten për të vdekur”, thotë një tjetër dëshmitar në ngjarje. Me dhjetra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe shoferin për atë që ka ndodhur. Pas hetimeve paraprake 6 persona janë shoqëruar mes të cilëve dyshohet se janë 3 autorët e grabitjes. Tre shtetas nga të shoqëruarit janë nga Shoshi i Dukagjinit dhe tre të tjerë nga Pulti. Ngjarja ka bërë bujë tek banorët e Dukagjinit të cilët tashmë kanë frikë të udhëtojnë ndërkohë që në atë zonë grabitjet kanë ndodhur edhe më përpara.

Tags: arme dhe maskadukagjingrabitjeTmerrivrasim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.