Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA E EULEX/ Si doli Vangjush Dako në përgjimet e trafikantëve

22/11/2017
Sali Berisha i përgjigjet Vangjush Dakos: “Qytetari dixhital” të shpëtoi kur u more peng nga Shullazi që do të hidhte nga kati i 15 i pallatit

Vangjush Dako ne dritare

Share on FacebookShare on Whatsapp

Me Vangjush Dakon nuk do të merrej asnjë prokuror dhe asnjë hetues, nëse Kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk do të kapej duke biseduar me të fortët e qytetit. Është konfirmuar fakti se zëri i Vangjush Dakos doli në përgjime rastësisht, madje Lapsi.al mësoi se bisedat e kryebashkiakut e komplikuan dosjen për prokurorin e Kosovës, që kishte ndjekur çështjen deri në atë moment.
Burime që nuk pranuan të identifikohen nga Kosova thanë për Lapsi.al se hetimet e dosjes ku del Vangjush Dako, nisën vite më parë për një grup kriminal që trafikonte drogë. Dyshimet ishin se trafikantët nga Kosova ishin të lidhur me ato të Shqipërisë dhe më konkretisht droga çohej deri në Durrës dhe kishte si destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Lapsi.al mësoi se vërtet përgjimet në Durrës kanë nisur këtë vit, por hetimet fillestare nga prokuroria e Kosovës kanë nisur shumë kohë më parë.
Përgjimet u shtrinë edhe në Durrës, por prokurori Kosovar nuk e kishte menduar se do të dëgjonte bisedat e kryetarit të Bashkisë së qytetit që negocion me kriminelët për ditën e zgjedhjeve.
Emri i Vangjush Dakos e komplikoi çështjen. Burimi tha për Lapsi.al se “E vetmja zgjidhje ishte që dosja t’i kalonte EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale. Prokurori fillimisht nuk pranoi, sepse kishte punuar gjatë mbi atë çështje dhe me përfshirjen e EULEX dhe të Prokurorisë Speciale, ai dilte jashtë loje”.
Por shmangia e EULEX, ishte e pamundur tani që Dako dilte në përgjime. “I njëjti prokuror vazhdon të mbajë të njëjtën çështje edhe sot, por në bashkëpunim me ekspertët e huaj” mësoi Lapsi.al.
Pra hetimet e çështjes ku del Vangjush Dako, vërtet mund të jenë bërë në bashkëpunim me EULEX, por përgjimet nuk është e thënë që të jenë bërë nga EULEX, por nga Prokuroria e Kosovës.
Një version tjetër për autorësinë e përgjimeve është se ato mund të jenë bërë nga ekspertët e KFOR, që disponojnë aparatura nga më modernet për përgjimet. KFOR është i përfshirë në raste të përgjimit të trafikantëve, për hir të dyshimeve se një pjesë e parave të drogës dhe armëve të trafikuara përdoren për financimin e terrorizmit.
Në momentin kur prokuroria e Kosovës e përcolli dosjen në Durrës, materialet u morën në dorëzim nga prokurori Anton Martini. Në mesazhin që i dërgoi Blendi Fevziut në Opinion, prokurori e pranoi ekzistencën e dosjes tek Krimet e Rënda kur foli për “hetime konkrete” mbi këtë çështje. Anton Martini sot është transferuar në Shkodër, dhe sipas Lulzim Bashës, transferimi i tij u bë pas presionit direkt të Edi Ramës.

Tags: Dosja EULEXpergjimetvangjush dako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.