VENDIMI/ Këshilli Kombëtar i Territorit miraton projekte të reja, nga kullat në...

VENDIMI/ Këshilli Kombëtar i Territorit miraton projekte të reja, nga kullat në Tiranë deri te hidrocentralet

468
0
Shares

Në takimin e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, që sipas rendit të ditës është mbajtur në datë 10 nëntor, janë miratuar 16 vendime të reja. Çfarë bie në sy është miratimi i një sërë projekteve të reja në ndërtim, që konsiston në kullat e reja që do të ngrihen në Tiranë, si dhe disa hidrocentrale. Janë miratuar dy leje zhvillimore, për kompaninë Invest Society sh.p.k  ku e para është një godinë Polifunksionale Europiane Blloku, si dhe një godinë Polifunksionale “Ëest Residence”, me vendndodhje në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë. Përveç këtyre, këshilli ka miratuar një leje ndërtimi për “Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 1 Konstruksion” sh.p.k.

Hidrocentrale të reja dhe ekzistues

Në axhendën e Këshillit Kombëtar të Territorit duket se kanë qenë edhe katër hidrocentrale të rinj, për të cilët u dhanë lejet e ndërtimit. Konkretisht u miratua leje Ndërtimi për hidrocentralin “Kalis”, në ujërat e rrjedhës së lumit të Shmilit, degë e lumit Shkumbin”, Bashkia e Librazhdit, Qarku i Elbasanit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erdy Energy” sh.p.k. Një leje ndërtimi  u dha për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Antena”, në lumin e Zallittë Shtamës, Bashkia Mat, Qarku i Dibrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Derbi – E” sh.p.k. Po kështu ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Letaj”, në përroin e Thekrës dhe në dy degët e tij, Bashkia e Bulqizës, Qarku i Dibrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Asi-Tre” sh.p.k si dhe  ndërtimi i hidrocentralit “Kamenica”, në përroin e Kamenicës, degë e lumit Dunavecit, degë e lumit Devoll, Bashkia e Korçës, Qarku i Korçës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Favina 1” sh.p.k. Për hidrocentralin Sekë dhe Zais në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit, në Bashkinë e Matit, Qarku i Dibrës dhe Bashkinë e Mirditës, Qarku i Lezhës është dhënë leje zhvillimi. Për hidrocentralin “Dragobia”, Komuna Margegaj, Qarku i Kukësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dragobia Energy” sh.p.k është bërë shtyje e lejes ekzistuese. /Monitor.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY