Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Droga në Velipojë, ja kush janë 5 të arrestuarit nga Vlora e Shkodra

11/11/2017
1 ton drogë në Velipojë transportohej me furgon, ja oficeri i policisë që doli garant
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shkodrës në një deklaratë për shtyp ka zbardhur emrat e të arrestuarve, në aksionin e ndodhur në fshatin Vilun të Velipojës. Në total janë pesë persona që kanë përfunduar në pranga për ngarkesën prej 1 ton kanabis sativa që u sekuestrua në një furgon dhe që do të nisej drejt Italisë. Në pranga është vënë edhe punonjësi i Policisë i Drejtorisë së Kufirit në Tiranë, Enriko Zyle. Drejtori i Policisë së Shkodrës ka deklaruar ndër të tjera se 3 persona janë në kërkim, pasi u arratisën.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Viluni Beach”. Në kuadër të këtij operacioni, rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P. V., rezident në Itali, në një automjet Furgon me targa AA 386 CE, në përdorim nga shtetasit: J. B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë u gjet një sasi e madhe lëndë narkotike. Kontrolli ka vijuar edhe në ambientet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine. Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , konkretisht mjeti “Mercedes Benz” me targa AA 388 ME, në pronësi të shtetasit Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti “Ford Fiesta” me targa AA 421 LU, në përdorim nga shtetasi F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet. Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Polcisë të D.V.P.Shkodër janë vënë në ndjekje të një automjeti “Golf”, me targa AA 355 SL, i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike, që drejtohej nga shtetasi Enriko Zyle, Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge. Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në automjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë. Në përfundim të peshimit rezultoi se pesha totale e lëndës narkotike të sekuestruar është 1502 kg. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, janë arrestuar në flagrancë:

1. Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

2. Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.

3. Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë

4. Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.

5. Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim:

1.F.M, 32 vjeç, banues në Përmet

2.J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë.

3. GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë , për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. 1 ton drogë në Velipojë, ja kush janë 5 shkodranë e vlonjate të arrestuar. Zbardhen emrat Janë zbardhur emrat e pesë personave që janë arrestuar për sasinë prej 1 ton kanabis sativa që u gjet në Velipojë. Në pranga është vënë edhe punonjësi i Policisë i Drejtorisë së Kufirit në Tiranë, Enriko Zyle.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2059933424293018/

Tags: 1 tone drogearrestimoficeri policisesekuestrimShkodraVelipojaVlora

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.