Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Bllokohet punishtja e falsifikimit të produkteve ushqimore – Autori e kishte rast të përsëritur

02/11/2017
VIDEO/ Bllokohet punishtja e falsifikimit të produkteve ushqimore – Autori e kishte rast të përsëritur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga ana e specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Alkis” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i
• K. F., 48 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar në vitin 2010 për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”).
Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, falë veprimeve të mirë-organizuara, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në punishten në pronësi të tij në lagjen nr. 10 në Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
5(pesë) depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme,
1300 (njëmijë e treqind) litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë,
1500 (njëmijë e pesëqind) etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme,
494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”,
1180 (njëmijë e njëqind e tetëdhjetë) shishe e bidonë plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe
17 (shtatëmbëdhjetë) fuçi plastike bosh 60 litroshe.
Nga hetimet dhe verifikimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se këtë punishte ky person e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen e tij në tregun vendas.
Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a, 179, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2055532251399802/

Tags: ambalazh falsoFalsifikim ushqime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Vrasje e dyfishtë në Kuman të Fierit, policia jep detajet

24/03/2026
Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

24/03/2026
Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

24/03/2026
Nisin intervistat për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sot paraqiten 14 kandidatët

Nisin intervistat për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sot paraqiten 14 kandidatët

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Vrasje e dyfishtë në Kuman të Fierit, policia jep detajet

24/03/2026
Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

24/03/2026
Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.