Ish-kryeministri Sali Berisha, duke ju referuar përmendjes së emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në përgjimet e trafikantëve të drogës, paralajmëron arrestimin e tij, pas një mandat-arresti ndërkombëtar, sipas tij, të sigurt për Tahirin.
Ish-kryeministri Sali Berisha citon lajmin e mediave italiane se Habilajt dorëzonin 30 mijë euro për çdo rrugë transporti droge që behej me skafin e tij.
Reagimi i plotë i Sali Berishës
Përgjimet italiane arrestojnë Saimir Tahirin, mandati ndërkombëtar i arrestit është i sigurt!
Saje qorri provohet anëtar i bandës, merrte nga Habilajt 30 mije euro për çdo rrugë transporti droge që bëhej me skafin e tij!
Miq, përgjimet e partnereve italiane, konfirmojnë përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës që bënin tezakët e tij Habilaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/