Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryemadhi: Atdheu në rrezik, të bashkojmë opozitën

17/10/2017
Kryemadhi: Atdheu në rrezik, të bashkojmë opozitën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sulmoi ashpër sot pasdite kreun e qeverisë Edi Rama duke e lidhur atë direkt me trafikantët e drogës , ndërsa mbështeti propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për një tryezë të gjerë të opozitës.

Deklarata e plotë:

Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Situata është nga më të rëndat që ka përjetuar vendi. Çdo qytetar, i ri dhe e re, burrë, grua, ndihen më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre.

Shteti i kriminalizuar i kryeministrit ka kompromentuar shumë rëndë dhe rolin e Policisë dhe Politikës.

Përpara këtij momenti shumë të vështirë, të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk ka më asnjë dallim mes tyre pasi te gjithë janë të rrezikuar.

LSI është pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit dhe do t’i shërbejë deri në fund vullnetit për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet.

Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin por ka edhe shumë hallka të tjera që janë ende aty e që i drejton Edi Rama.

Janë hallkat e krimit e trafikantëve por edhe të oligarkëve që me bekimin e Edi Ramës po pastrojnë paratë e krimit të organizuar.

Mund të ketë pika që ndajnë LSI me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera. Por çështja që na bashkon në një front të përbashkët kundër krimit dhe Bandave është më e fortë se çdo ndasi mes nesh.

Bashkëpunimi politik është një detyrë që na e kanë dhënë qytetarët, është vullneti ynë dhe ne do e çojmë deri në fund dhe pa kompromis misionin tonë.

Këtë do ta bëjmë në emër të së ardhmes së fëmijëve, për të cilët vendi ynë duhet të jetë një vend i sigurt dhe i dashur.

Atdheu ynë i përbashkët është më i rrezikuar se kurrë dhe koha nuk pret.

Të mblidhemi të gjithë së bashku kundër kësaj të keqe shumë të madhe që ka gllabëruar Shqipërine.

Mbështes qëndrimin dhe propozimin e kryetarit të PD z. Lulzim Basha për tryezë të gjerë politike që do të përgjigjet me një aksion intensive dhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe Krimit në pushtet.

Tags: monika kryemadhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.