KRAHASIMI/ Edi Rama shkroi sot për Saimir Tahirin të njëjtin tekst si...

KRAHASIMI/ Edi Rama shkroi sot për Saimir Tahirin të njëjtin tekst si në vitin 2013 kur “shiti” Shpëtim Gjikën

787
0
Shares

Për të kuptuar më mirë deklaratën e sotme të Ramës për Tahirin është mirë të krahasohet si ka vepruar ai në raste të ngjashme. Dhe shembulli më i qartë për këtë është rasti i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. Atëherë kur prokuroria vendosi ta burgosë Gjikën. Rama shkroi një mesazh publik ku lavdëronte mikun që kish njohur por theksonte se nuk do të bëhej mburoja e asnjë të akuzuari.

Në tetor 2013 ai thoshte për Shëptim Gjikën…
“Shpëtim Gjika është mik dhe figurë e lartë e PS në krye të një prej qyteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Akuza tejet e rëndë dhe faktet tejet të rënda”.

Në tetor 2017 thotë për Saimir Tahirin…
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet

Por pas këtyre fjalëve përkëdhelëse Rama gjithmon gjen llafet e duhura për t’u distancuar nga bashkëpunëtorët e tij:

Në tetor 2013 ai thoshte për Shpëtim Gjikën…
“Ndihemi të detyruar ndaj 1 milion shqiptarëve, që na zgjodhën për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, se sot kërkojmë nga drejtësia të kryejë detyrën pa asnjë lloj pengese”. “Ne duam ta shohim Shpëtim Gjikën të çliruar dhe të provojë se s’ka të bëjë me akuzat. Por ne nuk do bëhemi mbyroja politike e asnjë të akuzuari as sot, as kurrë”.

Në tetor 2017 thotë për Saimir Tahirin…
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligj-zbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Mjafton të shihet krahasimi i këtyre dy qëndrimeve dhe fati që pati më pas Shpëtim Gjika për të kuptuar qëndrimin që do të mbajë kryeministri Edi Rama kundrejt Saimir Tahirit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY