“Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”, ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha, pas arrestimit të Moisi Habilajt, kushëririt të Saimir Tahirit në Itali.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/