Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKU mbyll 28 thertore: Jashtë kushteve higjieno-sanitare

15/10/2017
AKU mbyll 28 thertore: Jashtë kushteve higjieno-sanitare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kushtet e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit kanë bërë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të mbyllë 28 thertore. Sipas AKU ato nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj. Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale kanë përqendruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit. Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotësimin e disa kushteve. Të gjitha rastet e mësipërme të cilat janë mbyllur nuk garantojnë as minimumin e standardeve të parashikuara me ligj. Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë etj. Ndërkohë, dy inspektorët të Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, u vunë në pranga pas denoncimit të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, për abuzim me detyrën dhe shkelje të ligjit, pasi kishin licencuar një pikë therjeje në fshatin Baldushk, e cila nuk plotësonte asnjë kriter ligjor. Të tjera raste denoncimi janë duke u vlerësuar nga AKU për te vazhduar me procedimin përkatës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, garanton se ky nuk është një aksion por nje pune e filluar e cila përfundon vetëm me reformimin e plotë të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqimore në vend, cdo tentativë për të rihapur aktivitetet e mbyllura do të ndëshkohet maksimalisht,  ndërsa kujton se në sitën e tij do të jenë të gjitha thertoret dhe njësitë e tjera të  tregtimit të mishit.   Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  dhe AKU, zotohen se do ti japin prestigjin e munguar të gjithë inspektorëve të sigurisë ushqimore në vend të cilët respektojnë ligjin dhe do të cojnë përpara drejtësisë cdo rast abuzimi apo korrupsioni.  Nderkohe inkurajojme investimet serioze te ritin standartin ne konformitet me ligjin per ushiqimin dhe sigurine ushqimore. 

Tags: AKUmbylljeThertore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.