FOTO/ “Ja arkitekti i kësaj foto i cili bashkoi të gjithë qelbësirat”

FOTO/ “Ja arkitekti i kësaj foto i cili bashkoi të gjithë qelbësirat”

799
0
Shares

“Ku e keni kapobandën?!
Ju ka lënë jetim. Ju jeni në ditën tuaj më të zezë dhe krekoseni si gjeli majë plehut.
Nuk është çështje fotografish. Pa dyshim se çdo kush mund të kapë një politikan prej xhakete dhe të bëjë një selfie. Kjo nuk është selfie, kjo është darkë me Durim Keçin.
Jo, jo, kjo është darkë.
Ndërsa kjo është në mbledhje shtabi elektoral. E di mirë Blendi. E njohin mirë marrëdhënien e Blendit me Durim Keçin në Shijak. Por s’e ka fajin Blendi.
Fajin nuk e ka Blendi, madje as Vangjush Dako. Arkitekti i kësaj pune është Edi Rama. Njeriu i cili për të marrë pushtetin i bërë ketë gjë Shqipërisë, i bashkoi të gjithë qelbësirat, mori çdo kriminel ku ishin dhe ku s’ishin. Dhe kjo është fatura që paguan sot Shqipëria, jo Partia Demokratike, Shqipëria. Kjo është fatura që paguajnë sot dhe socialistët e ndershëm, anëtarët e partisë tuaj që dhunohen barbarisht nga kriminelët, njësoj si demokratët dhe shqiptarët e ndershëm, që jo thjesht keni bërë fotografi me ta, por i keni bërë deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë, i keni dhënë pushtet. Janë njerëzit që kanë sot në dorë çelësat e vendit. Dhe këtë e ka bërë Edi Rama për pushtetin e tij.
Po, është e vërtetë, kurrë nuk kam bërë e nuk do të bëj asnjë pakt me krimin për hir të pushtetit. Paktin e kam me qytetarët dhe me qytetarët do ta shporrim krimin në pushtet, bashkë me shërbëtorët dhe aleatët e krimit, bashkë me kapobandën që ia ka”.
Kështu replikoi kryetari i PD, Lulzim Basha, në Parlament me Taulant Ballën.

Ministri Blendi Klosi me te keruarin e denuar ne Itali, Durim Keci

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY