Fyeu Berishën, PD mbledh firmat, kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

Fyeu Berishën, PD mbledh firmat, kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

551
0
Shares

Pas pezullimit të seancës së Kuvendit, deputetët e PD nuk kanë dalë nga salla, por po mbledhin firmat për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendit.
PD kërkon përjashtimin e Ramës prej 10 ditësh.
Kjo kërkesë, ndaj Byrosë së Kuvendit, vjen pas fyerjes që ai adresoi sot në seancën plenare, ndaj pararendësit të tij Sali Berisha.
Ndërsa Berisha fliste nga foltorja, Rama nga pas shpinës së tij e fyeu duke e quajtur “i rrjedhur”.
Pas kësaj kanë protestuar deputetët e PD-së, ndërsa Falmur Noka kërkoi fjalën për procedurë.
Kjo kërkesë u refuzuar nga kryetari i Kuvendit, ndërsa përjashtoi Nokën nga seanca e sotme, të cilën e pezulloi deri në orën 17.00. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY