DETAJE/ Kush është rivali i Aldo Bares i shpallur në kërkim për...

DETAJE/ Kush është rivali i Aldo Bares i shpallur në kërkim për atentatin e djeshëm në Lushnjë

497
0
Shares

Laert Haxhiu, personi i shpallur në kërkim si autor i dyshuar për atentatin e djeshëm në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy të rinj, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Haxhiu, 25 vjeç, i cilësuar si pjesë e bandës rivale të Aldo Bares, ky i fundit kreu i bandës së Lushnjës, në qershor të 2015-ës është arrestuar për trafik droge.
Haxhiu kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës i njohur me nofkën “Iriqi”, kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge. Ndonëse Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë, por pasi u hodh nga 3-4 metra lartësi, theu këmbën. Për vrasjen e ‘Iriqit’ në atë kohë u arrestua edhe Orgest Bilbili, i cili sot është shpallur në kërkim nga policia bashkë me Haxhian, pasi akuzohet si një nga autorët e ngjarjes së djeshme. 28-vjeçari Gerti Lala një ish-anëtar i Bandës së Lushnnjës, u ekzekutua në 2010-ën në hyrje të pallatit ku ai banonte. Lala u qëllua 7 herë me thikë në trup e më pas me tre plumba në kokë.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.
Viktimat janë shtetasit Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje. Shtetasi i plagosur rëndë është Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B. T., 66 vjeç.
Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike, ndërkohë që automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve. Sakaq, është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia
Policia e Shtetit ka publikuar emrat e të dyshuarve kryesorë për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë duke dhënë edhe detaje për ngjarjen. Policia ka rritur të identifikojë autorët nga pamjet filmike të bizneseve pranë vendit të ngjarjes në lagjen “Loni Dhamo”, ndërsa thotë se vrasësit po kërkojnë në 4 rrethe.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit” ku u qëlluan me armë zjarri e për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Zamir Latifi, 26 vjeç, banues në Lushnje, dhe Jurgen Hoxha, 26 vjeç, banues në Lushnje si dhe u plagosën 2 persona të tjerë, grupi i posaçëm hetimor zbardhi autorësinë dhe shpalli në kërkim 2 persona.
Me marrjen e njoftimit nga ana e Komisariatit të Policisë Lushnje u organizua puna dhe u ngritën menjëherë pika kontrolli nëpër kryqëzimet, hyrjet dhe daljet në qytet me qëllim kapjen e autorëve.
U njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Berat e Durrës me qëllim ngritjen e pikave të kontrollit në akset rrugore.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u kryen veprimet e mëposhtme: si këqyrja e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gëzhoja si dhe një pistoletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës, shtetasit Zamir Latifi.
Grupi hetimor sekuestroi si prova materiale pamjet filmike në dy biznese në afërsi të vendit të ngjarjes. Rreth orës 19:15, në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale Lushnje-Berat, u gjet i djegur një automjet tip Mercedes-Benz.
Në brendësi të tij u konstatuan dhe u sekuestruan 3 armë zjarri dhe një fishek i paplasur.
Këqyrja e mëtejshme e automjetit për të përcaktuar numrin e shasisë po vijon në Komisariatin e Policisë Lushnje.
Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, pjese e të cilit ishin edhe Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjës ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas.
Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë shtetasit Laert Haxhiaj dhe Orges Bilbili të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.
Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë shtetasit në kërkim Laert Haxhiaj dhe Orges Bilbili. Po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre. Policia e Shtetit duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin i fton ata të telefonojnë në numrin 129 për çdo informacion apo paligjshmëri që konstatojnë.

Gerti Lala, (Iriqi)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY