FOTO GALERI/ Një shaka pa kripë, por policia paralajmëron “spiunët”

FOTO GALERI/ Një shaka pa kripë, por policia paralajmëron “spiunët”

187
0
Shares

Një dekor Halloween -i ka shkaktuar jo pak reagime, e madje ka çuar edhe në një paralajmërim nga ana e policisë.
Bëhet fjalë për një kukull me kokën e prerë e të vendosur në derën e një garazhi, ku nuk mungojnë edhe njollat e kuqe. E gjithë kjo pamje të krijon idenë e një burri të vdekur, koka e të cilit është prerë nga dera e garazhit.
Sigurisht bëhet fjalë për një shaka pa kripë nga Joseph Lovergive, i cili jeton në Greene Country, Tennessee, e që vendosi që ta festonte Halloween, 5 javë më herët.
Sipas të përditshmes “The Sun”, ai futi letra në rroba për të krijuar trupin e një burri dhe e kompletoi dekorin me bojë të kuqe në derën e garazhit.
Pamja ishte kaq pranë reales, sa policia lokale mori raportimet të shumta, për një burrë që kishte vdekur pasi e kishte zënë dera e garazhit.
Policia hoqi njërën prej këmbëve të “burrit” për të vërtetuar se nuk bëhej fjalë për një njeri të vërtetë, ndërsa i bëri thirrje banorëve që të mos marrin në telefon shërbimin e emergjencën për dekoret që mund të vendosin njerëzit në banesat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY