EMRA & VIDEO/ Itali, ja çfarë dhe si vidhnin 9 gangsterët nga...

EMRA & VIDEO/ Itali, ja çfarë dhe si vidhnin 9 gangsterët nga Shqipëria

179
0
Shares

Të paktën nëntë persona kanë rënë në pranga të policisë Italiane, në sajë të një operacioni të koduar “Robin”. Ata akuzohen për grabitjen e të paktën 18 shtëpive nga nëntori i viti 2016 deri në shkurt të vitit 2017 në Cuneo.
Ata kanë pranuar grabitjen dhe posedimin e mallrave të vjedhura.
Shqiptarët ishin të moshave nga 29 vjeç deri në 38-vjeç. Njëri prej tyre në profilin e tij në Facebook, i kishte dhënën zë profesionit të tyre duke shkruar “hajdut”.
Emrat e të arrestuarve, janë: Lulash Peci (38 vjeç), Vinsel Ulndreaj (32 vjeç), Gjovalin Vukaj (30), Saimir Zhuba (30) dhe Skender Arra (29), Kelmend Halili (24), Alfred Gaspri (30), Sokol Shkambi (29) dhe Agostin Peci (29).
Njëri prej tyre, Sokol Shkambi, u arrestua për shkelje të ligjit të imigracionit ndërsa Agostin Peci për presion. Kelmend Halili dhe Alfred Gaspri u kapën në shtëpi. Një tjetër u ndalua në një furgon, ndërsa po shkonte në Shqipëri. Kishte bizhuteritë dhe stolitë në furgon, kompjuterë, tableta dhe materiale të tjera nga vjedhjet. Përveç kësaj, u gjetën 2 automjete të vjedhura dhe 40,000 euro, të cilat iu kthyen pronarëve legjitimë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY