Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARSYEJA/ Ngecin hetimet për vrasjes e Artan Cukut

15/09/2017
DETAJE/ Vrasësi i Artan Cukut përdori dy pistoleta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Armët e përdorura në ekzekutimin e kryekomisar Artan Cukut nuk janë përdorur në krime të mëparshme. Rezultati i ekspertizës balistike vështirëson punën e grupit hetimor për sigurimin e provave rreth urdhëruesve të vrasjes së ish-oficerit të lartë të policisë. Deri me tani në qeli për ekzekutimin e ish-drejtorit te policisë Artan Cuku është vetëm ekzekutori me pagesë Mikel Shallari. Kur kanë kaluar 5 muaj nga ekzekutimi mafioz i Artan Cukut, ish-oficerit te larte te policisë, duket se hetimet kanë mbetur në vendnumëro. I qëlluar me 5 plumba, poshtë apartamentit të tij, prokuroria deri më tani ka vetëm një person të dyshuar për vrasjen e tij, Mikel Shallarin.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për ABC News, se përgjigjet e ardhura nga laboratori balistik i policisë së shtetit janë negative për dy armët e krimit që dyshohen se janë përdorur nga 24-vjeçari Shallari në mbrëmjen e 8 prillit. Predhat e plumbave të sekuestruar në vendngjarje, nuk kanë rezultuar se janë qitur nga armët e gjetura nga policia në dy vende të ndryshme. Një pistoletë tip “Beret” të gjetur pranë liqenit Artificial dhe tjetra në Kuçovë në vendin i tij të lindjes. Armet ishin një prove e fortë që kishin hetuesit ndaj Mikel Shallarit, pasi do ta lidhin atë drejtpërdrejt me krimin e kryer ndaj ish drejtuesit të policisë.
I riu nga Kuçova u arrestua me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, ndërsa prova që çoi në zbulimin e tij është profili gjenetik i ADN-s, gjurmë të cilën Mikel Shallari e ka lënë në rrobat që hodhi pak minuta pas vrasjes në një kosh mbeturinash pranë vendit të krimit. Në fund të korrikut, organi i akuzës ka kërkuar, shtyrjen e afateve edhe me 3 muaj të tjerët për qëndrimin në burg të Mikel Shallarit. Prokuroria ka krijuar bindjen se 24-vjeçari nuk ka kryer i vetëm vrasjen e Cukut. Dyshimet janë se, Shallari ishte ndihmuar nga dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Njëri prej tyre është me origjine nga Skrapari dhe rezulton një i afërm i Mikel Shallarit, ndërsa personi tjetër i dyshuar për këtë krim të rëndë është Cakrani i Fierit, një personazh jo pak i njohur për drejtësinë, i arrestuar pak vite më parë për një sërë vrasjesh të bujshme nga ish-drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku dhe i liruar vetëm pak kohë para ekzekutimit të ish-oficerit të lartë të policisë tashmë të shpallur dëshmor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.