Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL – RAPORTI SEKRET/ Radarët në det nuk “filmojnë” asgjë

13/09/2017
SKANDAL/ Ankohet Haki Çako: Po dështojmë në operacionet anti-kanabis, sistemi i radarëve në det nuk funksionon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas letrave të zyrtarëve të lartë ku zbuloheshin problemet me sistemin e radarëve në det, Qendra e Menaxhimit të pamjeve konfirmon skandalin.
“BalkanWeb” ka siguruar raportin konfidencial që qendra ndërinstitucionale operacionale detare i dërgon ish-ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli 24 orë pas publikimit të lajmit.
Në raportin sekret të Qendrës shkruhet se performanca e radarëve ka pësuar rënie, ndaj zbulimi i mjeteve lundruese nën shtatë metra bëhet i vështirë dhe në kushtet e motit të keq, radarët nuk filmojnë asgjë.
“Pavarësisht mbajtjes në gatishmëri të Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD), sipas ekspertëve me kalimin e viteve performanca e radarëve ka pësuar rënie. Për arsye objektive në varësi të kushteve klimaterike apo lartësive të dallgëve të detit, nganjëherë zbulimi/vëzhgimi i objekteve të vogla lundruese (sidomos nën 7 metër) bëhet i vështirë. Ideja apo pretendimi për të zbuluar njerëzit nga sistemi është thjesht absurditet”.
Përpos të tjerave Qendra pranon se për më shumë se një vit, radari në Ksamil ka qenë jashtë gatishmërie, duke konfirmuar shqetësimet e ngritura nga Haki Çako dhe ish-ministri Dritan Demiraj në letrat e tyre.
“Aktualisht përveç Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare janë në funksion edhe dy radarë të administruar nga Policia Kufitare dhe Migracionit; njëri ne Hoxharë dhe tjetri në Ksamil. Këto radarë nuk janë të integruar, pasi i përkasin një gjenerate më të vjetër.
Si rezultat Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) nuk merr pamje nga këto radarë, por vetëm nga njësitë e Policisë Kufitare dhe Migracionit, që shërbejnë atje. Radari i Ksamilit ka qenë jashtë gatishmërisë nga data 18 prill 2016 deri më datë 24 maj 2017”.
Qendra pranon gjithashtu se sistemi nuk siguron mbulim të të gjithë hapësirës detare. Edhe ky institucion ashtu si zyrtarët e rendit, konfirmon se sistemi i vjetruar i radarëve duke krijuar kënde të vdekura, që duket se shfrytëzohen mirë nga trafikantët e drogës.
“Duhet qartësuar se sistemi që kur është ndërtuar, nuk siguron mbulimin 100 % të hapësirës detare”. Komandanti i Qendrës së Vëzhgimi Detar, ka zhvilluar disa herë brifingje sqaruese, si për gatishmërinë dhe performancën e sistemit, ashtu edhe për zonat e pambuluara me sinjal nga Sistemi i Vëzhgimit të Hapësirës Detare, me qëllim rritjen e kontrollit me mjete me mjete apo shërbime të tjera alternative”.
Skandali me radarët përplasi institucionet, por në fakt asnjë prej tyre nuk informoi nëse do të merren masa për përmirësimin e sistemit, që sipas kryepolicit Çako do të rriste efektivitetin e policisë në luftën kundër drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.