Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Ja ku fshihen refugjatët që tentojnë të hyjnë në Gjermani

08/09/2017
FOTO GALERI/ Ja ku fshihen refugjatët që tentojnë të hyjnë në Gjermani
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia gjermane po kontrollon tani shpesh trenat e mallrave nga Italia dhe Austria, sepse tani shumë refugjatë mundohen të hyjnë në Gjermani me to.

Stacioni i trenit i Rosenheim. Polica ndalon këtu jashtë planit një tren mallrash nga Italia. Që nga ora katër e mëngjesit policia gjermane është në kërkim të emigrantëve ilegalë. Për shkak se trenat e udhëtarëve po kontrollohen gjithnjë e më shumë, tani refugjatët mundohen të hyjnë në Gjermani me trenat e mallrave.
Policët kontrollojnë nëse vagonët janë të plumbuar dhe nëse vula e plumbit është e dëmtuar. Në qoftë se po ata i hapin vagonët për kontroll. Shumë azilantë fshihen poshtë vagonëve. Forcat tokësore mbështeten nga ajri nga helikopterë me kamera me rreze infra të kuqe. Kur ata diktojnë diçka njoftojnë patrullat në tokë.
Ora 7 e mëngjesit në Raubling pranë Rosenheimit. Polica kontrollon një tren mallrash që po vjen nga Verona. Treni ka kaluar nga Italia në Austri para se të hyjë në Gjermani. Papritur në fund të trenit shpërthen paniku: poshtë një vagoni janë fshehur dy refugjatë afrikanë, që kanë provuar të hyjnë në Gjermani duke shfrytëzuar natën. Refugjatët janë të raskapitur, mezi dalin nga vendi ku janë fshehur. Afrikanët duhet të kenë kaluar rreth nëntë orë në tren. Ata janë nga Nigeria dhe i kanë hipur trenit të mallrave në Bolzano të Italisë. Bolzano është vendi nga kalojnë të gjithë trenat e mallrave që vijnë nga Italia për Evropë, dhe prej këtu nisen shumë refugjatë.
Refugjatët e arrestuar në Rosenheim merren në pyetje nga policia me ndihmën e një përkthyesi. Prej përgjigjeve varet nëse afrikanët do t’i kthejnë në Austri apo nëse do t’u lejohet të kërkojnë azil në Gjermani. Pas rreth tri orësh policët marrin edhe përgjigje për shenjat e gishtrinjve. Nigerianët janë regjistruar edhe diku tjetër në Evropë. Dhe në fund të marrjes në pyetje del se afrikanët nuk kanë shkaqe për azil në Gjermani. Ata do t’i kthejnë për në Austri. Prej aty ata ndoshta do t’i dëbojnë për në Itali, në vendin ku kanë shkelur fillimisht territorin e BE-së. DW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.