Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermania fut teknikën e re për zbulimin e terroristëve: Identifikimi i fytyrës

25/08/2017
Gjermania fut teknikën e re për zbulimin e terroristëve: Identifikimi i fytyrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm gjerman, de Maizière vizitoi të enjten (24.08) një nga stacionet më të mëdha të Berlinit, “Südkreuz”, ku të ftuar ishin edhe gazetarët. Në një stacion të tillë kalojnë mijëra vetë çdo ditë, ata ngjiten e zbresin në trena, që vijnë gati çdo minutë. Por interesi i ministrit gjerman nuk kishte të bënte me kapacitetet e hekurudhës gjermane. Ai kërkonte të dinte se sa efektiv është projekti pilot “Identifikimi automatik i fytyrës”.

Nga Deutsche Welle

Kritikët si Paul Gerstenkorn nga shoqata “Digitalcourage” kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të projektit të filluar në fillim të gushtit për identifikimin e fytyrës që do të zgjasë gjashtë muaj. Një punonjës i shpjegoi ministrit gjerman, se si funksionon teknika në dhomën e kontrollit në stacion. Por Paul Gerstenkorn ka nxjerrë rezultate të tjera nga projekti pilot. Sipas tij regjistrohen edhe shpejtësia dhe këndi i kamerës që kap personat e përgjuar. Me ndihmën e smartphone ai arrin të përcaktojë shpejt se sa persona nga testi ndodhen në një rreze prej 20 metrash, në kohën që ministri de Maizière përgjigjet para gazetarëve. Aftësitë e transponderit të identifkimit të fytyrës në projektin pilot shkojnë shumë larg edhe për të ngarkuarën federale për Mbrojtjen e të Dhënave, Andrea Voßhoff. Kjo sepse bëhet fjalë për një teknikë pasive dhe jo aktive, thotë ajo. Ndryshe nga një “chip” pasiv, transponderi dërgon në mënyrë të vazhdueshme dhe kudo informata, të cilat mund t’i kapë çdokush në internet me një software që shkarkohet gratis. Por për këtë policia federale nuk qenkërka informuar “në mënyrë të mjaftueshme”, ironizon Voßhoff. E ngarkuara federale kërkon pezullimin e projektit. Por ministri i Brendshëm, de Maizière nuk sheh ndonjë arsye për këtë.

Si mund të mbrohet një person testues

Edhe Reinhard Thieme nuk ka shqetësime. Në diskutim me kundërshtarët e projektit pilot, ai e quan të arsyeshme çdo lloj forme të përgjimit me kamera për arsye sigurie. Mësuesi i fizikës dhe matematikës pyet, nëse është çaktivizuar në smartphone funksioni i lokalizimit të vendndodhjes? “Çdo njeri duhet të fillojë njëherë nga vetja”, thotë ai.

Thomas de Maizière duhet të gëzohet për këtë mbështetje. “Me këtë teknikë nuk do të kërkohen hajdutë dyqanesh”, thotë ai, por terroristë, rrezikues, dhe kriminelë që kanë kryer krime të rënda. Pas katër javësh testimi në stacionin e Berlinit, ministri i Brendshëm gjerman flet për “një saktësi të habitshme”. Me këtë ai ka parasysh rezultatet e identifikimit të personave testues nga software, fotot e të cilëve janë memorizuar në kompjuterat e policisë. Sipas të dhënave të policisë federale pamjet e pasagjerëve të tjerë të rastësishëm “shuhen menjëherë”. 

Demonstrues me maska dhe paruke

 Vendimi për futjen në përdorim të teknikës së identifikimit të fytyrës në të gjitha stacionet dhe hapësirat publike do të merret pas gjashtë muajsh. Kundërshtarët e kësaj teknike ia bënë të qartë qëndrimin e tyre ministrit gjerman. Në kohën që ministri de Maizière informohej ata bënin ecejake nëpër stacion me maska, paruke apo duke mbajtur gazeta para fytyrës.

Tags: gjermaniIdentifikimiTerrorizmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.