Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Qeveria “Rama 2” bashkon disa drejtori të rëndësishme

24/08/2017
Emërimi, Pranvera Fagu (Behushi) në krye të Doganave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria e re që pritet të formohet së shpejti nuk do të sjellë vetëm një rikonceptim të ministrive që do të formojnë kabinetin Rama 2, por edhe të disa prej drejtorive më të rëndësishme.
Televizioni Klan ka mësuar se Drejtoria e Tatimeve do të bashkohet me atë të Doganave, ndërsa ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i interesuar për të mbyllur sa më shpejt procesin e shkrirjes së tyre, premtim që socialistët e kishin që në mandatin e parë qeverisës, por që nuk ia dolën dot. Burimet sqarojnë se është duke u punuar për projektin e bashkimit të tyre, i cili nuk është një proces i thjeshtë dhe që do të kërkojë kohë.
Bashkimi i dy agjencive më të rëndësishme të administratës fiskale synon uljen e korrupsionit, rritjen e kontrollit me një staf më të specializuar dhe shkurtimin e procedurave për biznesin.
Njëkohësisht me këtë projekt, grupi i punës është duke studiuar variantin për të nxjerrë më vetë funksionimin e Ministrisë së Thesarit, e cila do të merret me pjesën e shpenzimeve, pagesat, buxhetin dhe menaxhimin e borxhit publik, ndërsa agjencia e re mund të funksionojë më vete si e pavarur nga ky institucion.
Strukturimi i drejtorive më të rëndësishme në një të vetme pritet të prekë edhe atë të Departamentit të Tenderave dhe Prokurimeve Publike që ka çdo institucion që mund tw kalojnë në një njësi të posaçme. Një tjetër reformim që pritet të ndodhë është edhe ai i bashkimit në varësinë e një ministrie të agjencisë së pronave, zyrave të hipotekës dhe Aluiznit.
Përbërja e qeverisë se re do të bëhet publike këtë të dielë në mbledhjen e Asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste. Pas lajmeve kontradiktore që kanë qarkulluar këto ditë gushti lidhur me zyrtarizmin e kabinetit te ri qeveritar, kryeministri zgjodhi ta zbulojë vetë këtë detaj në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme me ambasadorët e vendit tonë në botë.
Një tjetër detaj që Rama zbuloi lidhur me strukturën e qeverise së tij në këtë mandat të dytë ishte krijimi i një portofoli të ri ministror që do të përfaqësojë diasporën, ndërsa ngriti pikëpyetje të mëdha se kush do jetë shefi i ri i diplomacisë. Nëse do të konfirmohet Ditmir Bushati, apo do të zgjidhet një i ri, Rama foli me një gjuhe dykuptimshme për ministrin e Jashtëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.