Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HETIMET/ Tritoli në makinë, paralajmërim për Naim Qarrin

22/08/2017
HETIMET/ Tritoli në makinë, paralajmërim për Naim Qarrin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia nuk ka ende ndonjë të dyshuar për ngjarjen e një nate me parë në Kamëz ku persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi në automjetin e Presidentit të Klubit të Futbollit të Naim Qarri. Për ngjarjen po hetohet në disa pista një prej te cilave konfliktet në fushën e biznesit apo dhe si president i klubit të futbollit

Pavarësisht deklarimeve të presidentit të klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri se nuk ka asnjë konflikt, policia po heton në disa pista në lidhje me autorët e vendosjes së tritolit mbrëmjen e djeshme në makinën e tij.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se një nga pistat që po hetohet është konfliktet që Qarri mund të ketë pasur në fushën e biznesit.
Gjithashtu po hetohet edhe pista e konfliktit për shkak të rolit që ai ka si President i Kamzës.
Për hetuesit vendosja e tritolit në pjesën e poshtme të makinës tip Hummer dhe shpërthimi në një moment që aty nuk ka pasur njeri, tregon se kemi të bëjmë me një paralajmërim që i është bërë Qarrit.
Gjithashtu gjatë mbrëmjes se hënës (21 gusht 2017) dhe ditës së sotme janë marrë në pyetje disa persona që dyshohen se mund te kenë dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së objekteve që janë afër vendit ku ka qenë parkuar mjeti për të parë nëse ato kanë fiksuar autorin që ka vendosur tritolin.
Eksplozivi shpërtheu gjatë mbrëmjes së të hënës rreth orës 20:30, në makinën e presidentit të klubit të futbollit të Kamzës.
Në kohën e shpërthimit mjeti tip “Hummer” ndodhej i parkuar në zonën e Bathores dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Qarri njihet edhe si biznesmen në fushën e inerteve ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ai është marrë në pyetje nga uniformat blu dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.