Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BE jep alarmin: Vezët e kontaminuara janë shpërndarë në 15 vende

13/08/2017
Alarm për vezë toksike në Europë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skandali më i fundit me ushqimet në Europë është thelluar, pasi Komisioni Europian njoftoi se një total prej 15 shtetesh të BE-së, plus Zvicrën dhe Hong Kongun, kanë marrë vezë të kontaminuara nga një insekticid i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Një zëdhënës në Bruksel tha se, situata është në zhvillim e sipër dhe një hetim kriminal vazhdon, me dy persona të arrestuar të enjten për mashtrim, pas një serie aksionesh në Belgjikë dhe Holandë.

Vendet e BE-së të prekura nga skandali janë Belgjika, Holanda, Gjermania, Franca, Suedia, Britania, Austria, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Danimarka.

Produktet në supermarketet britanike janë tërhequr tashmë, pasi u zbulua se pretendimi për 21 mijë vezë të kontaminuara në tregje nuk ishte i vërtetë, pasi zyrtarët konfirmuan se bëhet fjalë për më shumë se 700 mijë të tilla.

Pas arrestimit të dy drejtorëve të kompanisë holandeze, “Chickfriend”, që besohet se ka ofruar insekticidin e ndaluar për fermerët, një person i tretë i është nënshtruar kontrolleve dhe marrjes në pyetje të hetuesve holandezë.

Javën e shkuar u bë e ditur nga ministri belg i Bujqësisë se, që në nëntor, autoritetet holandeze kishin marrë informacione për insekticidin që po përdorej në mënyrë të jashtëligjshme në fermat e vendit.

Informacioni nuk iu ishte përcjellë vendeve të tjera. Holanda është justifikuar duke thënë se, fillimisht hetimi ishte orientuar te mashtrimi dhe nuk kishte marrë parasysh rreziqet shëndetësore. Kur shkalla e kontaminimit u bë e ditur, 180 ferma në Holandë u detyruan të mbylleshin. /TCh/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.