Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ish-drejtori” i bankës fut në kurth biznesmenen, i zhvat 200 mijë euro

08/08/2017
Borxhi publik i Kosovës, vetëm 9.2 për qind

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor pronarin e një pike këmbimi valutor në kryeqytet, i akuzuar për përvetësimin e 200 mijë eurove nga një biznesmene përmes mashtrimit.
Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir D. i është prezantuar asaj si ish-drejtor banke dhe i ka marrë shumën e parave duke i premtuar se do t’ia kthente për gjashtë muaj, bashkë me një fitim të madh.
Sipas vendimit të shpallur javën e fundit të korrikut, i pandehuri Ilir D. është fajësuar për “mashtrim” dhe është dënuar me 7 vjet heqje lirie. Ai është gjykuar në mungesë, për shkak se rezulton me vendndodhje jashtë territorit të vendit. Referuar vendimit të Gjykatës, procedimi penal ndaj të pandehuri Ilir D. nisi pas kallëzimit të të dëmtuarës F. S.
Në kallëzimin e saj, ajo ka pretenduar se deri në vitin 2014 ka ushtruar aktivitet privat biznesi. Rreth vitit 2012 ajo është njohur me të pandehurin Ilir D., i cili në atë periudhë ushtronte aktivitet këmbimi valutor, ku e dëmtuara kryente shumë këmbime valutore. Duke parë që ajo kryente shumë këmbime valutore, i pandehuri i ka kërkuar një takim të dëmtuarës F. S. me qëllim për të biseduar.
Ai i është prezantuar asaj si ish-drejtor i një banke private të suksesshme dhe i ka kërkuar shuma në lekë për t’i qarkulluar për llogari të biznesit të tij, kundrejt një fitimi. F. S. fillimisht nuk ka pranuar pasi nuk kishte këto shuma në lekë, por Ilir D. i ka sugjeruar të shiste ndonjë nga bizneset e saj, pasi fitimi që do të merrnin do të ishte i lartë.
E dëmtuara ka kryer shitjen e një pasurie të paluajtshme në Tiranë në vlerën 30 milionë lekë. Pasi ka kryer shitjen, e dëmtuara i ka dhënë të pandehurit shumën prej 230 mijë eurove, në dorë, pa ndonjë akt të shkruar, në ambientet e pikës së këmbimit valutor, në prani të dy punonjësve B.B. dhe I. O.
I pandehuri Ilir D. i ka premtuar që brenda gjashtë muajve do t’ia kthente shumën e marrë. Duke qenë se kjo periudhë ka kaluar, e dëmtuara i ka kërkuar shumën në euro të pandehurit, sipas marrëveshjes, por ky i fundit i ka kërkuar ta shtynin afatin dhe gjashtë muaj të tjerë.
Deri në vitin 2014, i pandehuri nuk ia ka dhënë shumën në euro, duke ia shtyrë afatin e kthimit të tyre, derisa e dëmtuara i ka shkuar në dyqan dhe i ka kërkuar shumën, ndryshe do të lajmëronte policinë. I pandehuri i ka dhënë një shumë prej 25 mijë eurosh. Pas këtij momenti, ajo ka humbur kontaktet me të.
Gjatë gjykimit, u provua se, bazuar në sistemin TIMS, i pandehuri është larguar nga vendi në nëntor 2014 dhe nuk rezulton të jetë kthyer më. Sipas gjykatës, përfitimi material i të pandehurit në dëm të pasurisë së të dëmtuarës është realizuar përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit të saj./PANORAMA/

Tags: 200 mije eurobiznesmenekurthzhvajtje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.