Kapet me 1 kg drogë në autobus shqiptari në Itali. Ai u arrestua në kohën që po vraponte të zinte vend në autobusin për Brindizi, por policia kuptoi se ai diçka fshihte, pasi dukej i shqetësuar dhe shumë në ankth.
Sipas mediave italiane në pranga u vu shqiptari Arben Fasko. Ka qenë një kontroll blic i policisë ai që “mori më qafë shqiptarin”.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti të riut një 1 kilogram marijuanë. Sipas policisë, ai shfaqi shenja nervozizmi kur po i kontrolloheshin dokumentet personale.









