Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekstradimi në Serbi i Ballist Morinës?! Gjykatësi kroat ka një lajm të mirë

30/07/2017
Ballisti vizitohet në qeli edhe nga deputeti i PD-së Flamur Noka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Dubrovnikut për ekstradimin e Ismail Morinës në Beograd, mediat serbe thellohen më tej në këtë çështje në lidhje me hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren nga autoritetet gjyqësore kroate.
Në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti”, gjykatësi që mori vendimin në dëm të tifozit shqiptar, Pero Miloglav lë të kuptohet se ky vendim ka shumë mundësi të hidhet poshtë në instancat e tjera më të larta. Ai fillimisht thekson se mori vendimin në bazë të dokumenteve që kishte në tryezën e tij, por shton se tashmë çështja kalon në Gjykatën e Lartë të Zagrebit që do të japë edhe vendimin përfundimtar. Ai shton se mundësitë që Gjykata e Lartë ta zhvlerësojë ekstradimin janë të mëdha.
Gjithsesi, edhe në rast se ky organ konfirmon dënimin, shpresat për Ismail Morinën nuk do të shuhen, sepse është ministri kroat i Drejtësisë, Drago Boshnjak ai që do të thotë fjalën e fundit nëse Morina duhet të ekstradohet, ose jo në Serbi.
Ministria serbe e Drejtësisë ka kërkuar transferimin e Morinës në Beograd menjëherë pasi ai u ndalua nga autoritetet kroate. Aktualisht, Gjykata e Lartë serbe ka nisur një proces ndaj tij për çështjen e ngritjes së dronit në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri të tre viteve më parë dhe sipas mediave, ai rrezikon deri në tre vjet heqje lirie.
Gjithsesi, lobimi dhe ndërtimi i kanaleve diplomatike mes Tiranës dhe Zagrebit i ngritur për këtë çështje mund ta lehtësojë pozitën e Morinës, pasi vendimi përfundimtar, ashtu siç e bën me dije edhe gjyqtari i shkallës së parë të Dubrovnikut, i takon pikërisht një anëtari të ekzekutivit kroat, ministrit të Drejtësisë, Drago Boshnjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.