Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bitcoin.com pranon: Në Shqipëri kemi tregtues të monedhës virtuale, adresat

17/07/2017
ALARMI/ Mashtrimi me monedhën virtuale “Bitcoin” – rikthehet rreziku i skemave piramidale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bitcoin.com, faqja zyrtare e monedhës virtuale bitcoin, ka pohuar se në Shqipëri ka disa tregtues të localbitcoin, megjithëse ajo pranon që ende ka një pjesë tregu shumë të vogël në këtë vend.

Bitcoin ka referuar disa transaksione, ku këta tregtues shqiptarë, me emër të koduar, dëshirojnë që të shesin ose blejnë bitcoin dhe takimet, apo edhe transksionet i bëjnë gjithnjë në vende publike. P.sh. përdoruesi BtcExMtl do të shesë bitcoin me çmimin e luhatshëm 1876.14 EUR / BTC, ku shuma minimale që mund të fillojë tregtimi është 300 euro. Tregtuesi lë takim me të interesuarin për të blerë bitcoin në një ambient publik. Ky tregtues rezulton ta ketë hapur llogarinë tre vjet më parë dhe ka më shumë se 1000 tregtime të konfirmuara me 678 partnerë të ndryshëm.

Një tjetër tregtues, DragosWarrior, po në Tiranë, e blen monedhën virtuale me çmimin 1596.65 EUR / BTC. Në këmbim të blerjes së monedhës tregtuesi jep euro në cash. Ai thotë se vendi i preferuar i takimit është publik (ndonjë bar-kafe), ndërsa edhe shkëmbimi do të bëhet po në vend publik. Ky tregtues e ka krijuar llogarinë 2 vjet e 6 muaj më parë dhe ka 100 tregtime të konfirmuara me 92 partnerë të ndryshëm.

Lajmin dhe linkun e informacionit për tregtuesit, faqja zyrtare e Bitcoin.com e ka dhënë kur ajo ka ripublikuar një deklaratë të Bankës së Shqipërisë, e cila paralajmëronte publikun për 5 rreziqet e monedhës virtuale. “Kjo është hera e parë që Banka e Shqipërisë ka publikuar një paralajmërim rreth bitcoin, që ende ka një pjesë shumë të vogël tregu në vend dhe vetëm një grusht tregtuesish Localbitcoin.” Në fund të artikullit Bitcoin.com ka pyetur lexuesit se çfarë mendojnë ata rreth paralamërimit të Bankës së Shqipërisë.

Javën e kaluar Banka e Shqipërisë  paralajmëroi se ajo nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Si pasojë, në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë. http://www.monitor.al/bsh-paralajmeron-bitcoin-eshte-ilegale-ne-shqiperi-investimi-ne-te-nuk-ka-asnje-garanci/

Më herët, Monitor bëri të ditur se mania e monedhës virtuale ka ardhur dhe në Shqipëri. Megjithëse Banka e Shqipërisë, si dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thonë se nuk ka asnjë kompani të licencuar për tregtimin e kriptomonedhës, e cila nuk është asgjë më shumë se një kod kompjuteri, individë të ndryshëm kanë filluar të promovojnë dhe të asistojnë në blerjen e parasë virtuale. monitor.al

 

Tags: bitcoin.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.