Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj kreu sot një inspektim ajror për të monitoruar gjendjen e kultivimit të lëndëve narkotike Cannabis Sattiva.
Gjatë këtij inspektimi që u shtri në të gjithë territoret që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar, nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Edhe nga raportimet që Ministri Demiraj ka marrë nga Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë kultivim në masë të lëndëve narkotike, me përjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjësuar.
Ministri Demiraj ka inkurajuar Policinë e Shtetit të përqendrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndëve narkotike të trashëguara nga viti i kaluar, në mënyrë që trafikimi i tyre jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të minimizohet dhe parandalohet plotësisht.







