Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mungesa e ujit prek edhe Tiranën, UKT apelon “kursim, si në rrethim”

28/06/2017
Bashkia e Tiranës ndëshkon tri fshatra, i lë një vit pa ujë të pijshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Që prej ditës së diel, ditës së zgjedhjeve, nga ku kanë marrë udhë realizimet e premtimeve elektorale, zona të tëra të Tiranës po hasin mungesën e ujit të pijshëm.
Përballë një situate ët tillë, UKT gjen shkaktarin pa emër e pa fytyrë dhe paralajmëron ndëshkimin.
“Duke u nisur nga thatësira e zgjatur, moti i nxehtë dhe mungesa e reshjeve të shiut gjatë muajve të fundit, Ujësjellësi i Tiranës dëshiron të sjellë në vëmendjen e qytetarëve dhe të kërkojë mirëkuptimin e tyre për përdorimin me kursim dhe përgjegjësi qytetare të ujit të pijshëm.
UKT, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, ka ngritur grupet e Task Forcës të cilët janë gjatë gjithë kohës në terren për të mos lejuar shpërdorimin pa kriter të ujit, si dhe për të marrë masat përkatëse për këdo që nuk respekton Kodin e Ujit.
Duke qenë se shpërdorimi pa kriter i ujit të pijshëm ndikon në furnizimin normal në të gjithë rrjetin e shpërndarjes, çdo shkelje a shpërdorim i ujit do të ndëshkohet sipas ligjit.
Me këtë rast u bëjmë thirrje administratorëve të pallateve që të tregojnë një kujdes më të madh, të kontrollojnë vazhdimisht funksionimin normal të pompave dhe depozitave, për të mundësuar maksimumin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke eliminuar çdo shpërdorim të mundshëm të tij.
Për disa zona të izoluara, të cilat janë edhe pika fundore e rrjetit të shpërndarjes të ujit, në të cilat mund të vërehen kufizime, Ujësjellësi i Tiranës ka marrë të gjitha masat, duke vënë në dispozicion botet e ujit në mënyrë periodike.
Gjithashtu, Ujësjellësi i Tiranës fton gjithë qytetarët që të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast ndërhyrje apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm.
Stafi ynë është i angazhuar maksimalisht për t’iu përgjigjur çdo kërkese të qytetarëve!”, justifikohet dhe paralajmëron UKT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.