Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Luan Rama: Po presim përfundimin e numërimit, pastaj do të veprojmë

27/06/2017
Luan Rama: Po presim përfundimin e numërimit, pastaj do të veprojmë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lëvizja Sociaiste për Integrim tashmë ka dalë në opozitë, por pavarësisht kësaj drejtuesit e kësaj force politike janë optimistë. Në një intervistë për Ora News, nënkryetari Luan Rama dha se LSI është një forcë në rritje.
Sipas Luan Ramës standardi i zgjedhjeve nuk ishte ai i kërkuar nga OSBE ODIHR, madje sipas tij nuk u arriten as standardet e zgjedhjeve në Kosovë.
Ai tha se do të jenë gjithmonë në fushatë, edhe pas zgjedhjeve për të ndërtuar punën dhe objektivat e kësaj partie.
“Jemi në fazën kur po bëhet numërimi i votave. Procesi i numërimit ka qenë korrekt dhe meqë ka akoma kuti derisa të mbyllet procesi i numërimit e quaj të udhës të mos shfokusohemi nga ky element. Sapo të dalë rezultati nga KQZ do të bëjmë një vlerësim. Në ato shqetësime që kemi pasur, që kemi evidentuar i kemi bërë publike, po i dokumentojmë për ti bërë të njohur trupave ligjore që ti shqyrtojnë.  Kemi evidentuar gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe gjatë procesit të votimit një mori problemesh që bëjnë të mundur që standardi i zgjedhjeve të mos jetë ai që prisnim dhe të jetë shumë larg nga ato që kërkon OSBE/ODIHR. Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk u përafrua me standardin e zgjedhjeve në Kosovë. LSI është forcë e parë sa i takon rritjes së mbështetjes qytetare, sa i përket kontributit për procesin, dhe natyrisht rezultati që kemi arritur pavarësisht sulmeve të pandershme, presioni që u vendos votuesi ne ia dolëm të dëshmojmë forcën tonë, rritjen tonë. Jemi ende në kohën kur po administrojmë çdo votë dhe në momentin kur të certifikojmë çdo votë në dokumentet zyrtare të KQZ do kemi një vlerësim tërësor për procesin dhe për gjithçka. LSI është forcë mbi të gjitha qytetare, e përgjegjshme dhe e angazhuar në misionin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe duke qenë se mbështetësit e LSI janë të rinjtë ne kemi një bazament të fuqishëm për të rindërtuar punën tonë me objektiva të qarta sepse ne e kemi fushatë çdo ditë, pas zgjedhjeve nga sot deri në zgjedhjet e ardhshme dhe mbi këtë bazë na bën ne të jemi optimist dhe të bindur që të jemi forca me rritje të madhe. Mos prisni që një forcë që e ka bazën vetëm te raporti me qytetarët të mund të rritet me rritjen biologjike dhe politike të kanabisit”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.