Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Me gjasa do të kemi një koalicion PS – PD?!

27/06/2017
AGRON GJEKMARKAJ/ Pse Rama shfaqet i relaksuar në fushatë, a mos ka ndonjë aneks bashkëqeverisje marrëveshja me Bashën?
Share on FacebookShare on Whatsapp
Blendi Fevziu

A do ta ftojë Edi Rama Lulzim Bashën dhe PD në një koalicion të gjerë? Në koalicionin aq të përfolur para zgjedhjeve dhe që synon stabilizimin e disa reformave madhore për integrimin e vendit? Në një koalicion të ngjashëm me atë të Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera të zhvilluara, që kanë gjetur stabilitetin edhe tek formula qeverisëse e vendit. Me gjasë, Po. Dhe padyshim me disa synime të qarta:
E para për të konsoliduar qeverisjen e tij me një numër votash mbështetëse në Parlament që i japin komoditetin e arritjes së çdo objektivi, qofshin ato me 2/3.
E dyta, për të reduktuar ndjeshëm rolin e LSI, e cila në një koalicion të PD me PS, do reduktohet shumë në shifrat e oponencës në parlament, pra në fuqinë opozitare.
E treta, dhe më kryesorja, me objektivin për të reduktuar akoma më shumë PD dhe për ta bërë atë, një parti që nuk do të ketë më asnjë aftësi konkuruese për të qenë forcë e parë. Në një formulë të ngjashme me atë që Hashin Thaçi zbatoi me LDK-në në Kosovë, duke e çuar atë në zgjedhje forcë të tretë.
Por edhe nëse ftesa e Ramës bëhet publike, pra nëse ajo niset në adresë të PD, një koalicion me bazë të gjerë, është jo funksional në Shqipëri, madje i dëmshëm. Ka disa arsye edhe për këtë.
E para, koalicioni nuk është i vërtetë, por artificial. PS i ka e vetme votat për të qeverisur vendin. Veç votave të saj, ajo mund të numërojë votat e PDIU dhe të PSD që edhe në fushatë janë deklaruar në krah të fituesit të zgjedhjeve. Me këto vota ajo siguron një mazhorancë të qëndrueshme. Pjesëmarrjen në koalicion PD, nuk e justifikon dot me stabilitetin e vendit, sepse PS i ka vetë votat për të drejtuar në mënyrë stabël.
E dyta, një koalicion i gjerë e lë vendin praktikisht me një opozitë shumë të dobët. Ajo do reduktohet te mandatet e LSI, që po ashtu, ka njeriun më të rëndësishëm të saj në postin e Presidentit. Pra është një opozitë me handikap. Në këtë moment, edhe cilësia e grupit parlamentar të PD është shumë e dyshimtë. Nëse vendi ka nevojë për diçka urgjente, madje më urgjentja për momentin, është ndërtimi i një opozite të fortë, të vërtetë dhe të besueshme. Ringritja e opozitës, është misioni më i rëndësishëm i PD dhe LSI. Vetëm një opozitë e vërtetë dhe serioze, mund të shmangë abuzivizmin që mund të vijë nga grumbullimi i një pushteti të madh në duart e Ramës. Nuk duhet harruar se kjo është hera e parë që nga 2001 që një forcë politike i fiton e vetme, pa aleatët, mbi 70 mandate. Përballja me këtë mazhorancë është detyrë e PD.
E treta, Basha është i detyruar të lexojë votën në favor të tij. Vota që ai mori nuk ishte për një koalicion me PS. Përkundrazi, bojkoti që votuesit e djathtë i bënë ishte pikërisht për arsye të flirtimit me PS dhe idesë së një marrëveshje pas zgjedhjeve. E fundit, nuk duhet harruar se e majta dhe e djathta në Shqipëri, ndryshe nga Gjermania apo Kosova, janë ndarë dhe konsoliduar kryesisht për arsye historike. Dallimi mes tyre ka nisur në Gusht 1943, kur u prish marrëveshja e Mukjes dhe vota pro apo kundër, është në shumë raste derivat i asaj ndarjeje. Edhe pse PD ka veç pjesës konservative edhe një pjesë liberale, ajo konservative duket qartë që dominon. Një koalicion me PS, do çonte drejt çarjes së PD e mbase edhe ndarjes së saj.
Dhe e fundit, bashkëngjitja në një koalicion jo shifrash, por lëmoshe nga sfidanti i saj, do ta bënte PD sot e përjetë një forcë që nuk konkuron më për të marrë drejtimin e vendit dhe as për të zbatuar programin e saj. Kjo është e rëndë për një forcë që në 26 vjet e ka drejtuar vendin për afro 13 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.