Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha voton i shoqëruar nga familjarët, ja mesazhi i tij për qytetarët dhe këtë etapë të procesit zgjedhor

25/06/2017
Lulzim Basha voton i shoqëruar nga familjarët, ja mesazhi i tij për qytetarët dhe këtë etapë të procesit zgjedhor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka votuar sot, i shoqëruar nga familjarët e tij, prindërit, vëllai dhe kunata.
Në përfundim të votimit ai uroj besimtarët myslimanë për Bajramin si dhe adresoi një apel, për zgjedhësit, për një pjesëmarrje sa më të madhe në votim.
“Dua ta nis me një urim, Gëzuar Festën e Bajramit. Qoftë bekimi i Zotit për gjithë shqiptarët, familjet tuaja dhe besimtarëve myslimanë, pas një muaji shprese dhe sakrifikimi.
Sot është ditë e rëndësishme, ku vendoset me votë, kur votohet nga shqiptarët për shqiptarët.
Mos nguroni, merrni pjesë në votim. Vetëm me votën tuaj mund të ndodh ndryshimi, mund të ndryshoni Shqipërinë . Veçanërisht ftoj qytetarët e zhgënjyer.
Sa bashku, pas etapës së parë, të arrijmë etapën tjetër, atë të një fushate të qetë, atë të pjesëmrrjes sa më të madhe në këtë proces zgjedhor”.

 

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës pas votimit sot në Tiranë

“Votoni, vetëm me votë mund ta ndryshoni Shqipërinë dhe jetën tuaj”.

Dua ta nis me një urim për të gjithë ju këtu dhe për të gjithë shqiptarët për festën e Bajramit. Qoftë bekimi i Zotit mbi të gjithë shqiptarët, mbi familjet tuaja, mbi besimtarët myslimanë, pas një muaji sakrifice, shprese dhe ngadhënjimi, pas muajit të Ramazanit.
Ju uroj nga zemra gëzuar Fiter Bajramin të gjithë shqiptarëve e në veçanti besimtarëve myslimanë!
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë është dita kur vendosin me votë, është dita kur merret vendimi nga qytetarët për qytetarët.
Ndaj dua t’i drejtoj një mesazh çdo shqiptari e çdo shqiptareje me të drejtë vote. Mos mungoi në këtë vendimmarrje të madhe! Ejani dhe hidheni votën tuaj! Vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshohet Shqipëria. Vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshoni jetën tuaj. Në veçanti këtë mesazh e kam për qytetarët e zhgënjyer, ata që me të drejtë ndihen të braktisur nga politika dhe që nuk shohin shpresë për veten e tyre, për familjet e tyre në vendin e tyre, në Shqipërinë tonë.
Ky është rasti, kjo është mundësia të bëni diçka për të ndryshuar vendin. Vetëm me votë, vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni Shqipërinë, vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni jetën tuaj. Ndaj mos mungoni në kutitë e votimit. Dita është e nxehtë por është dita kur ju do të vendosni në katër vitet e ardhshme për veten tuaj dhe familjet tuaja.
Ndaj ejani të gjithë merrni pjesë në votime. Askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar nga kjo garë. Kam falënderimin më të thellë për qytetarët shqiptarë, për mundësinë që na dhanë, së bashku kemi bërë diçka shumë të veçantë këto katër javë, një fushate qytetare dhe europiane, e arritëm së bashku.
Ejani të arrijmë së bashku etapën tjetër të qytetarisë europiane përmes pjesëmarrjes masive në procesin e votimit!
Kam një falënderim po kështu për të gjithë ata që janë përfshirë në administrimin e procesit. Dua t’i garantoj të gjithë komisionerët, numëruesit, të gjithë infrastrukturën zgjedhore për mbështetjen time totale dhe të Partisë Demokratike për një proces sa më të mbarë.
Dua t’i bëj thirrje personelit, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore të jenë në lartësinë e detyrës për zbatimin e plotë të ligjit, po kështu edhe ata do të kenë mbështetjen e plotë.
Iu uroj punë të mbarë gjithë komisionerëve, vëzhguesve por dhe vëzhguesve të tjerë të ardhur nga institucionet ndërkombëtare dhe nga organizatat joqeveritare në Shqipëri.
Le ta bëjmë këtë ditë një ditë feste të dyfishtë, festën e Zotit dhe festën e demokracisë.
Zot e bekoftë Shqipërinë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.