VENDIMI/ Qeveria “firmos” një miliard lek për zyrat e Vetting-ut

VENDIMI/ Qeveria “firmos” një miliard lek për zyrat e Vetting-ut

120
0
Shares

Qeveria ka vendosur sot të caktojë një godinë të veçantë për zyrat e organeve të Vetting-ut.
Përveç kësaj, Qeveria ka miratuar edhe fondin prej 1 miliard lek (të vjetra) për restaurimin e godinës së ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve, e cila vihet në dispozicion të organeve të Vetting-ut.

VENDIM
Nr. 478, datë 23. 06. 2017

PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË RESTAURIMIT TË ISH-GODINËS SË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE
ARTISTËVE, NË VARËSI TË MINISTRISË SË KULTURËS, ME QËLLIM AKOMODIMIN E ORGANEVE TË VETTING-UT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26. 06. 2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Restaurimin, në vlerën 103 000 000 (njëqind e tre milionë) lekë, të ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, me qëllim sistemimin e ambienteve të saj aktuale në funksion të organeve të Vetting-ut.
2. Fondi i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, në masën 103 000 000 (njëqind e tre milionë) lekë, të përballohet nga fondet e buxhetit të vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Kulturës, zëri “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, në programin “Arti dhe Kultura”.
3. Këshilli i Ministrave, në rast të rishikimit të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, merr masa për kompensimin e vlerës, sipas pikës 1, të këtij vendimi, Ministrisë së Kulturës.
4. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY