Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kontratë bashkëpunimi mes KQZ dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri

23/06/2017
Kontratë bashkëpunimi mes KQZ dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 qershor. Republika Federale e Gjermanisë po mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pajisje teknike për të rritur sigurinë dhe përformancën e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të KQZ-së.
Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri e falenderoi Ambasadoren Schutz për mbështetjen që qeveria gjermane po jep për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira, demokratike, transparente dhe të gjithëpranuara.
“Ndodhemi vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe rritja e sigurisë dhe performancës së sistemit të teknologjisë, ka një rëndësi të veçantë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pajisjet që merr KQZ nga projekti me Ambasadën Gjermane, ndihmojnë pikërisht për këtë, rritjen e sigurisë dhe performancës gjatë transmetimit të rezultatave paraprake”, tha Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri.
“Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është një test i rëndësishëm dhe një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”, u shpreh Ambasadorja Schütz.
“Për ne është kënaqësi të mund të mbështesim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pajisje teknike, për të garantuar vijimësinë pa probleme të procesit zgjedhor dhe përtej vëzhgimit të këtij procesi nga OSBE/ODIHR – një mbikqyrje të kujdesshme teknike të dhënies së votës dhe numërimit të saj”, citohet Ambasdorja Schütz.
Më tej Kryetari i KQZ-së, Zguri dhe Ambasadorja Schütz u bënë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në zgjedhje.
Krahas kësaj, Qeveria Federale Gjermane ndjek me shumë vëmendje procesin zgjedhor dhe mbështet misionin e vëzhgimit të OSBE/ODIHR me 2 vëzhgues afatgjatë dhe 32 afatshkurtër.

Tags: ambasada gjermanebashkepunimkontratekqz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.