Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FIER/Vdes në hotel nga stimulantët 80-vjeçari. E dashura ikën

21/06/2017
FIER/Vdes në hotel nga stimulantët 80-vjeçari. E dashura ikën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një i moshuar është gjendur i vdekur në dhomën e një hoteli në qytetin e Fierit.

 

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore, ndërsa të njëjtat burime cituan se ekspertët e kriminalistikës që shkuan në vendngjarje për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ende nuk kanë përcaktuar shkaqet e vdekjes, nëse kanë qenë natyrale apo e stimuluar.

 

Paraprakisht, policia thotë se ditën e diel, rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë shtetasi R.S., 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas të Fierit. Burimet nga hetimi bëjnë me dije se i moshuari dyshohet se ka shkuar mbrëmjen e së shtunës në një nga hotelet që ndodhen në lagjen “Apollonia”.

 

Po ashtu, hetimet kanë ngritur dyshime se i moshuari ka hyrë në hotel së bashku me një grua rreth të pesëdhjetave. Pasi ka bërë pagesën e dhomës, ai dhe gruaja e paidentifikuar ende, kanë hyrë në dhomë dhe që nga ai çast, që mendohet të ketë qenë ora 19:00, i moshuari nuk ka dalë më.

 

Të dielën në mëngjes, kur pastruesja e hotelit ka hapur derën për të pastruar, ka gjetur në dhomë vetëm 80- vjeçarin, i cili nuk paraqiste shenja jete. Ende nuk dihet se si ka ndodhur vdekja e tij, por paraprakisht policia dyshon se ka ardhur nga ataku kardiak, shkruan Panorama.

 

Ndërkohë dyshohet se gruaja që ka zgjedhur të kalojë natën me të moshuarin, nuk është identifikuar ende, pasi ajo mendohet të jetë larguar nga hoteli sapo ka vënë re gjendjen e rënduar të të moshuarit. Frika e zbulimit të lidhjes dyshohet se e ka detyruar gruan të largohet nga hoteli fshehurazi.

 

Policia ndërkohë në bashkëpunim me ekspertë të kriminalistikës kanë dërguar te mjekët ligjorë trupin e pajetë të të moshuarit për kryerjen e ekzaminimeve të rastit.

 

Nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë stimulantët ata që mund ta kenë çuar drejt fundit fatal 80- vjeçarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.